Protestë kundër Rusisë edhe në qendër të Beogradit… Qytetarët serbë kundër Putinit dhe pushtimit të Ukrainës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë ditës së djeshme ka pohuar se nuk do t’i vendos sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Por, qytetarët serbë kanë protestuar në qendër të Beogradit, gjegjësisht organizatorë të demonstratës ishin “Gratë në të zeza”.

Të mbledhurit mbajnë pankarta ku shkruhej “Putin, mbaji duart larg Ukrainës”, “Ndal luftën në Ukrainë”, “Gratë në të zeza kundër luftës”, “Putini u çmend”, “Stop Putin, ndalo luftën”.

Flamuri i madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen janë parë në protestë, raporton nova.rs.

Theksojmë se kjo organizatë e grave disa herë ka protestuar duke kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

Ndryshe, Rusia tash e tre ditë ka filluar pushtimin e shtetit ukrainas, të cilën gjë e kanë dënuar shtetet Perëndimore.

Por sipas ushtrisë ukrainase thotë se gjatë dy ditëve janë vrarë mbi 3,500 ushtarë rusë gjatë luftimeve të ashpra që po bëhen në gjithë territorin e Ukrainës.

Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 ushtarë rusë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Rusia, deri më tani, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale…