Realizmi i ri, magjik, tek krijimtaria e Ismail Kadaresë

Fotografia e Sulejman Mato
Sulejman Mato

Shkruan: Sulejman Mato

“Humori dhe grotesku janë më themelorë në përvojën time letrare; pa këtë dimension grotesk besoj se vepra ime do të ishte e mangët, e çalë; letërsia e madhe ngjizet duke ndërthurur humorin me dimensione të tjera.”
I Kadare
Eshte shkruar shumë për artin e Kadaresë, por ajo që nuk është thënë gjer më sot është “realizmi magjik” i krijimtarisë së tij, thënë ndryshe ajo çfarë është trumbetuarsi “realizëm magjik” për letërsinë e Amerikës latine si një risi në letërsinë botërore.Askush nuk e ka parë krijimtarinë e këtij autori dhe suksesin e tij si një realizëm magjik i cili lindi në kohën që letërsisë sonë i kërkohej realiteti kohor. Ismail Kadareja gjeti mënyrë për ta modernizuar këtë kërkesë të kohës, madje dhe duke e përligjur natyrshëm si një mënyrë rrëfimi e gjetur në letërsinë orale të popullit tonë, tek legjendat, përrallat, historitë dhe këngë epiko-lirike të poezisë popullore.
Ky realizëm magjik e ka zanafillën te letërsia orale shqiptare, e cila është krejt ndryshe nga ai realizëm magjik impresionist, i përfolur aq shumë për letërsinë moderne latino- amerikane.

Ismail Kadare - Europeana Collections


Është e çuditshme,po të mendosh se nga i erdhi kjo ide Ismail Kadaresë dhe si e futi me guxim në letërsinë e tij. Le të japim si shëmbull romanin”Kush e solli Doruntinën”fillesat e saj ai i ka gjetur në letërsinë popullore, te legjenda e famshme e Kostandinit dhe Dhoqinës, por ai dhe në romanet e tjera ka futur element♪7 të tillë të këtij realizmi magjik, sidomos te romani i tij i shquar “Kronikë në gur” ku personazhet e tij janë n♪7 zonë e ndërmjetme ,midis reales dhe ireales, e cila n♪7 disa raste shndërrohet në sureale. Arti i Kadaresë u bë i veçante dhe tepër i lakmueshmëm pikërisht për këtë të veçantë të tij, të pa trajtuar nga shkrimtarët të kohës ballkanas dhe Evropianë…
Ky realizëm, le ta quajmë “realizëm magjik” , lindi në të njëjtën kohë me lindjen e artit magjik të letërsisë amerikano-latine,ndofta paralelisht me tregimet e Huan Rulfos, por, gjithësesi, para realizmit magjik të nobelistit të shquar Garcia Markes.
Studiuesit që do vijnë do ta studiojnë dhe më në imtësi këtë fenomen letrar. Nga ky pikëvështrimi Ismail Kadareja solli në letërsinë Europjane letërsinë e artit magjik ballkanas ,atë atë realizëm magjik të cilën ai e qëmtoi me guxim në letërsinë popullore shqiptare.

* * *
” “Ideologjia komuniste ka të keqen e madhe se është ngjizur si një e tërë organike; nëse një nga pjesët e saj do të dështonte, do të shembej e tërë godina konceptuale që ka ngritur Marksi për botën, në atë Anglinë e shekullit XIX-të.” Dhe me poshtë shton: “Ndërsa projekti i tij hegjemonist dhe egoist humbet mbështetjen popullore, marksistit i bie maska dhe del fashisti, i cili i detyron socialistët dhe komunistët që ta shoqërojnë tek tradhton parimet e tij, duke bërë ligje që do të dënojnë atë vetë”
S.G. Gomes

Shkrimtari shtrydh vetëdijen e vet prej shkrimtari.
“ Vetmia është perandoria e vetëdijes.” thotë Gustavo Adolfo,
Servantesi e percakton vetminë dhe më mirë duke e quajtur shkrimtarin “i vetmuari, i potershëm”
Shkrimtari, njeriu që ka për profesion të shkruarit, thotë -Camilo Joze Cela,- është një kafshë llupëse peizazhesh dhe stolisjesh, një qenie e babëzitur grykëmadhe që s’ngopet së përlari gjeografi njerëzore: qytetare, fshatare, detare. Secilën nga këto në kohën e duhur” – Më poshtë vazhdon ” Politika i jep zjarr, por edhe e bën shterp. Jeta shoqërore e kënaq, por edhe e bën t’i vijë krupë. Konkurrimi e nxit, por edhe e ndal në vend. Vetëm prirja, kjo dhunti e perëndive – dhe përkushtimi i plotë e i vërtetë, në qoftë se do të dijë ta ruaj, e bëjnë të denjë dhe e gjallërojnë. Dhe, mbi të gjitha, e lehtësojnë prej vajit vetmitar që shkakton profesioni i të krijuarit.”I.Kadare shpesh herë ka futur gjendjen e personazheve shpesh herë dhe gjendjen e vet.Ja një fragament ku Kadareja përshkruan gjendjen e vet duke ia atribuar personazhit tij, shkrimtarit Rudian K. , ndërkohë që ai është duke shkuar drejt autoriteteve partiake: “Me një ankth të frikshëm dhe absurd kafkian, shkrimtari po shkon drejt selisë së Partisë Komuniste duke pyetur veten pse ta kenë thirrur. Mbase për atë skenën që mbyll aktin e dytë te pjesa teatrale e fundit e tij; apo ndoshta do të kenë zbuluar se ka një dashnore. Por, në mënyrë trishtuese paska edhe më keq: në një kopje të librit të tij, ka firmosur një autograf për një vajzë të re, familja e së cilës është internuar për motive politike…”Besoj se nuk ka nevojë për argument tjetër për të treguar se çfarë raporti ka pasur shkrimtar në atë çast me politikanët e kohës.Letërsia e Kadaresë ka pasur pikësynime pë një letërsi universale. Të bësh një letërsi sipas ligjeve universale, do të thotë që ajo letërsi të mposhtë frikën; nën frikë nuk mund të krijohet asgjë. “Ç’kam bërë unë nën regjimin totalitar? – thotë vetë Kadareja,.-Thjesht, kam bërë letërsi normale në një vend anormal; kjo nuk është pak”.

Doruntine (English Edition) eBook: Ismail Kadare: Amazon.de ...

* * *
Qysh se kam nisur të shkruaj kam dyshuar tek arti si riprodhim i realitetit. Kur lexova Rozhe Garodi m’u përforcua kjo bindje. Letërsia nuk është riprodhim besnik i ngjarjeve. ”Arti krijon një natyrë të dytë”-thotë R.Garodi. Këtë gjë ka bërë I.Kadarea në letërsinë e vet dhe pikërisht kjo lloj letërsie e bënte krijimtarinë e tij të ndryshme nga e krijuesve të kohës, të cilët, përveçse kishin prejardhje fshatare, sillnin në letërsi aromën e fushave dhe ngjarje nga jeta e kaluar dhe ajo fshatare. Koha kishte nevojë për shkrimtarë qytetarë. Në krijimtarinë e një autori ndikojnë talenti, kultura, kushtet, por, mbi të gjitha, te krijuesi ndikon fëmijëria dhe vendlindja. Gjirokastra ishte një qytet i cili me arkitekturën e vet abstrakte të nxiste fantazinë. Shkrimtari në diktaturë ndihet i vetmuar, si në burg. Është një lloj trysnie dhe vetmie që i jep hov fantazisë dhe lirisë krijuese. Gjatë bisedave që kam pasur me të, më ka thënë se një nga prozatorët e tij të preferuar ka qenë Heminguej, prej të cilit qysh në rininë e tij ka përkthyer novelën “Plaku dhe deti”. Në poezi, dy poetët e tij të preferuar kanë qenë Majakovski dhe Esenini, prej të cilëve ai ka përkthyer mjeshtërisht disa poezi dhe poema. Prej tyre ka përfituar diçka, pa e prekur thelbin e vet si krijues I ushqyer qysh në vegjëli me artin e magjishëm popullor. Gjatë kohës që kemi qenë në Berat, librin “Bleta shqiptare’ e Thimi Mitkos, ai e mbante si bibël poetike, mbi tavolinë. Ai libër ishte mbushur me nënvizime vargjesh. Te Heminguei ndjeu vlerën e lakonizmit, te Majakovski ndjeu forcën e madhe të figuracionit futurist, tek Esenini ndjeu imazhinizmin si drejtim letrar. Ismaili lexonte shumë, por bënte një lexim vertikal. Ismaili nuk ka qenë i prirë për ta mbushur kokën me kulturë të gjithanshme. Dija e tepërt e vret shkrimtarin, më konkretisht, vret fantazinë e shkrimtarit.
Për autorët e mëdhenj s’ka pse duhet t’u lexosh gjithë krijimtarinë. Një herë i fola për Dostojevskin të cilin e vlerësonte shumë.
–Dostojevski ka shkruar 24 romane.-Unë kam lexuar vetëm pesë romane të tij.
-Mjafton t’i lexosh romanin “Vëllezërit Karamanzovë”, që është dhe kryevepra e tij dhe i ke kuptuar të gjitha. Tha ai. Në dukje i ftohtë dhe indiferent ai gjallërohej sa herë bëhej fjalë për imazhinizmin e poezisë popullore. Mbi të gjitha i pëlqente vargjet “Hanko mos shko nëpër varre, se të vdekurit i ngjalle, të gjallët në varr i kale!
Arti i Kadaresë vjen nga lloj-lloj preferencash dhe eksperiencash. Mendimet për artin e të shkruarit ai i ka hedhur në librin e tij “Ftesë në studjo” por edhe në recensionet e shumta që ai ka bërë për librat e letrarëve të rinj.
Disa nga librat e mia me poezi të botuara në ato vite janë shoqëruar nga recensionet e tij, të shkurtra por esenciale,mbi të gjitha dashamirëse. Nuk zgjatej shumë, as në vlerat as në dobësitë. Nënvizonte poezitë e mira dhe kaq.Të tjerat ai linte në dorë autorit dhe redaktorit.Poezitë që nuk i ngjallin ndonjë emocion i etiketonte të përgjithshme.
Ismaili fliste pak për krijimtarinë e tij. Cilësi e shkrimtarëve të vërtetë. Këtë cilësi e ka pasur dhe Dritëroi. Në ndonjë rast të veçantë, kur të tregonte diçka duhet t’i mbaje veshët hapur. Në kohën që bënte stazhin në Uzinën Traktori, më dha të lexoja disa lirika.I lexova me një frymë. Ishin krejt të veçanta nga lirikat që botoheshin në shtyp. Mbaj mend akoma dy reshtat e një poezie:
Urbanët e linjës që nga periferitë
drejt qendrës sjellin brymën.

Dhe një poezi tjetër:
Në parkun që e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes së saj ka shtruar vjeshta
Qylym të verdhë natyrisht.
“Sa bukur tingëllojnë rimat ndajfoljore “qetësisht” dhe “natyrisht”- i thashë. Ismaili vlerësimet e çastit i dëgjonte me vëmendje,pasi ai ishte gjithmonë në eksperimentim, në poezi, në prozë, në shkrime publicistike dhe në shkrime studimore.

Fragment i shkëputur nga libri me kujtime “ Me Kadrene dhe per Kadzrene“ (Marr nga FB. i autorit)