RINI, MOS IK

Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

RINI, MOS IK
(Mërgimtarëve)

Rini, mos humb udhë
Në udhë të gjata
Me ballë të rrudhosur
Një ditë, do verbohesh nga lot!

Mos merrni udhë, të paudhë
të kapur nga budallenjtë
Ata…, as vet se dinë
se janë vrastarët e kohës.

Mos thyeni pasqyre se,
Djepat thatë po lëkunden
Lokja me rrudha balli
Qan kohën e humbur!

Kalove kufij, mëmë Shqipërinë
Me lot në sy ike nga Kosova i lodhur
Në sy more botën e zhveshur
Për një grosh lek, harrove atdheun!

Rini, mos shko andej e këndej
Ngreh grushtin e padrejtësisë
Se lagur qullë është bërë lokja
Për gur varri qan për mot!

Rini, mos shumëzo dhimbjen
Lë derën mbyllur me therë
Oborrin shkret, pa fëmijë djepi
Djepat thatë të lëkunden!

Atje…, në ikje as dielli nuk ngroh
shqipja qanë dhe varfërohej
i djersitur mendjen e lodh
Vallë, nipi a do të di shqip të flas!

Lajmërimet e vdekjes ndodhin
Dasmat, ahengjet, tupanët kërcasin
Ti rri rob i jetës, dënesesh në vaj
As në kryeshnosh, e gëzime nuk je!

Mos ik rinia ime, se dhe vet çamja kukat
E djegur vasha kujton mollën e kuqe
Në selishtën e valëvitur në kujtime
Digjet edhe në rrezet e hënës.

Rini, mos ik
Mbushi grushtat Dhe 
Merru erë, dehu në Dheun tënd
Shqip vetëm shqip, rinia ime!