Mustafë Krasniqi – RRËNJËT NUK THAHEN…

Fotografia e Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

RRËNJËT NUK THAHEN…
( Metush Krasniqi)

M-e tokën mëmë u mëshirove
E-rdhe shembull, i patrembur
T-orturat s’të ligështuan
U prangose në kryqëzim për
S-hqipërinë e bashkuar!

K-alove mbi vdekjen
R-rënjët nuk t’u thanë
A-rterie e pellazgjishtes
S-odisje me mall
N-ëpër kalërimin e kohës
I-dol i gjithë shqiptarisë
Q-ëndresë e etnisë
I pathyer shkëmb i viteve!

Rrënjët nuk thahen…
Heronjtë prekin qiellin.

Bildergebnis für XHAVIT HAZIRI

MIRË SE ERDHE…!
(Xhavit Haziri)

Të pritnim
t’na kthehesh
kalorës i pamposhtur
si atëherë kur i theve
tri hera prangat e qelive.

Në pritje
koha hante udhë
lumenjtë rriteshin
shkronjat vet filluan të flasin
atdhetari i shtigjeve të lirisë
po kthehet kokë lart
me çantë në dorë, në Obiliq!

Mirë se erdhe o hero, Xhavit
të përkulur na rrëshqasin lot
s’kishim lulet ku t’i vejmë
sot, na u ktheve n’bronztë!

Fotografia e Mustafë Krasniqi

Të priti lokja e fortë si shkëmbi
shokët panë në sytë e tu qëndresën
ti si kurrë, sot heshte, s’flisje me ne
vetëm buzëqeshjen, rrezet na i falje!

Sot, o i pavdekshmi hero, Xhavit
S’dua të flejë,ta kujtoj ardhjen tuaj
pëllumbat mbi krahët e tu t’i shikoj
dritën e shpërthyer nga qielli kaltërosh!

Mirë se na erdhe o hero
rreze drite e kombit tonë!

LOTI I SHQIPES…

Tërmeti mbyti kohën
zërat e heshtur n’lutje
shqiponja n’lot më rri!

Deti i harruar n’valë
toka u zu në përplasje
pallatet në rrënime
vdekjet i numëronin
rresht me rresht!

Sot, në kohë valësh
dhimbja plagë e përmotshme
në gjysmështize flamuri m’rri
në prehërin e shqiponjës sime…!

Në festën time…
gabimisht u trand toka!

PËR JU…
(Tezës)

Nëpër kohën e ëndrrës
Në ndërrim motmotesh
Thahen kulljet n’heshtje
Në shuarje të një lule.

Erë e këndshme sa herë takoheshim
Në përqafim malli më rikujtoje…
Një trandafile të ikur që moti
Me lot të lidhatoja moj shpirtbardhja ime!

Laku në fyt më zu i përplasur n’lot
Iku dhe një trandafile nga kjo botë
Aroma e pandalshme e nënës
Që kohë kërkoja te trandaflja e ikur sot!

Koha u thye në shpirtin tim
Rrugëtimet i nëma deri n’fund
Sa dhe anija nuk u tërbua
Nga valët e mallit tim!

Për ju…
Në rrugëtimin e humbur
Më thaheshin lot
Pa ju puthur në ball
Në lamtumirën e fundit!

PSE EDHE TI….?
(Mërgimtari)

Dallëndyshe jeni
Një mikë më tha në fb
Rruga e juaj e përplasur
Mallin po e thyen n’puthje, atdheun.

Erërat zu të përplasin …
Edhe sot e për mot të ligë
Ikjet n’vargëzim, heshtja ironizon
Për fikje a harrim, populli im!

I humbur unë dhe nipi im
Po pse edhe ti, o populli im
Më dënon me harrim!?

SHQIPTARË…!

I pari me mësonjëtore
Universitet, shkencë
Shpërndave dije, kulturë
Në Evropën plakë!

Të djallëzuarit ta kishin lakmi
N’livadhet tuaja me lule
N’selishten ku buronte dashuria
Hidhnin gur bjeshke pa ndal!

Në këtë parajsë Ilire
Satani i hidhëruar shok
Me të Karpaveve-sllavë
Osmanlinjët e harbuar në hareme
Thyen ligjin e natyrës, të vet zotit!

Sot e at ditë kohë përplasje
Mes engjujve-Ilirianët
Luftë me satanin-sllavët
Në hijen e kobshme të natës!

Do të kthehet koha
Engjujt ilirian do lozin
Në livadhet me lule
N’parajsën e dashurisë!

Shqiptarë engjëjt e Ilirishtes
Satanin largojeni nga barku…!

PLISI I PËRGJAKUR

Nga formëveza shpertheu bota
toka, yjte, hëna dhe dielli
fluturaket munguan deri vonë
me shtiza gjuanin shenjen
dashurin bënin më ndryshe.

Që atëherë plisin mbajmë mbi kokë
nga vitet e moçme, në lindje e vdekje
me të njëjtin plis ecnim të papërkulur kurrë.

N’rrugtim, shumë vonë, dikur
u kapëm me shapkat, fytaz,
të cilat i polli hija e zezë
gjysmëhëna me yllin shterpë.

Që atëherë mbytë në gjak janë
pëllumbat krahëthyer, në qiellin kaltrosh,
e plisi në përgjakje qëndresë
pëllumbat, në fluturim, akoma i pret!

Kur do vije ajo ditë e mbarë
të të puthë me afshë etnia ime!

MALL DASHURIE

Nëpër rreze dielli
me këto rimëvargje kohësh
meditimet si hije më ikën
e humbin në kohëdhimbje.

Në akrepin e njëzetekatërtë
një gotë verë të kuqe gëlltis
më zuri një trazirë kohe
dhe hëna pat mbërritur në agim.

Nga dëshpërimi pëlcet filxhani
xixëllimë yjesh përplasen qiellit
shiun që po bie për ty
sikur shigjetë përvëluese duket.

Aty shkrihet dashuria
e më flet gjaku rimëvargjeve të mia
nëpër zjarrin e thellë të meditimit
shprushen n’pafundësi ëndrrat e mia.

A më le të të puthë një herë ballin
sepse kam etje në mëngjesin e kallur,
po t`a përkëdhel trupin gishtërinj
që dridhen nëpër flakën e dashurisë…

Nuk jam zhytur në një gotë
po ndizem flak nga malli!