SHPIRTI GDHEND VARGUN

FLAMUR SHABANI

NGA FLAMUR SHABANI

Nëse flasim për poetin Jahir Bashota, duhet të theksojmë se vargjet e tij janë pasqyrë e shpirtit. Ato burojnë nga brendësia e tij, sikurse ujërat termale nga thellësitë e nëntokës, që shpërthejnë në sipërfaqe në formën e llixhave, për të kuruar njerëzit nga sëmundje të ndryshme. Vargjet e poetit nuk kurojnë sëmundje, por ato kurojnë e fisnikërojnë shpirtin e lexuesit , duke e bërë atë më të mirë e më të ndjeshëm ndaj problemeve shoqërore.

Kështu ndodh edhe me vargjet e Jahir Bashotës, i cili ka vënë zemrën e shpirtin në to. Vargjet e tij janë sa produkt cerebral, aq edhe krijime ndjesore. Përvoja e gjatë në jetë e ka bërë të njohë të mirin e të ligun, mikun e armikun. Të njohë shpirtin dhe kulturën e popullit, gjuhën dhe traditat etnike, me të cilat është mëkuar që nga fëmijëria, është lidhur pazgjidhshmërisht me to, ndaj me të njëjtin përkushtim ka ushqyer edhe familjen e tij, nxënësit e shumë brezave si mësues i tyre dhe të gjithë njerëzit që e rrethojnë, të cilët kanë parë te J. Bashota njeriun e drejtë, të ndershëm, të ditur e të denjë, për ta thënë fjalën e vet në çdo rast kur i është kërkuar.

Krijimtaria e poetit shquhet për gjerësinë tematike, larushinë e ngjyrave dhe të tonaliteteve të vargjeve. Problemet që trajtohen janë të karakterit jetësor dhe etiko – moral.

Duke qenë se Kosova ishte e robëruar nga serbët, poeti është besimplotë se e ardhmja do të jetë e ndritur për popullin liridashës.

Dhe në ta ndrydhin jetën/mbetesh gjallë/si lule pranvere mbjell urti./Madhështorit të pagjunjëzuar qëndrestar/vdekja i tretet, i humbet në arrati…

“Jo pranga shekullit të ri”- theksohet në një varg të një poezie tjetër. Robëria është burg për poetin, është natë, errësirë, ndaj “ Më mirë të zgjohemi me diellin, sesa të vonuar t’i kërkojmë rrezet e tij”,- u bën thirrje bashkëkombësve të vet, që të ngrihen, të davaritin retë e zeza, që pengojnë rrezet e diellit. Këtu autori përdor një gjuhë metaforike.

Një vend të posaçëm zë lufta heroike e popullit me armë në dorë kundër armiqve. Vargje me tone respekti, dashurie e krenarie thuren për të rënët në këtë luftë. Veçohet Prekazi, si vatër qëndrese dhe heroi legjendar Adem Jashari, që u bë shembull e burim frymëzimi edhe për të tjerët, duke shkruar, kështu, emrin e vet në historinë e lavdishme si frymëzim e burim krenarie për brezat e ardhshëm. Самый лучший порно ролик с азиатками уже представлен в этой категории

Qëndron Prekazi vend lavdie/Legjendë e gjallë farefisnie/krejt ideal paprekshmërie

Çdo herë Ademin ke për ta parë
Profet lirie tokës gjallë.

Mirënjohje e krenari ka edhe për gjyshin e tij,nga i cili ka trashëguar dashurinë për atdheun dhe sakrificat për të. Në 4 vargje të shkurtra 8-rrokëshe, poeti përshkon thuajse gjithë trojet shqiptare në të dyja anët e kufirit, të cilat u bënë strehë për luftëtarët e lirisë. ”Bukën haje në Shqipëri/Plagët merrje në Kosovë”-janë

dy vargje, ku duket qartë se ne jemi një komb dhe kemi një çështje të përbashkët.

“Rrënjë lëshove në shpirtin tim,- thotë poeti për trimërinë e heronjve,-Gema me lule të bardha/Aromë dashurie dhuron pa pushim/Je lule bore çelur më e para” Ky heroizëm ka kosto të lartë. ”Drini gjakosur gurgullon/Ndieni vajet e nënave/ Shih gjak burrash e fëmijësh/ujin e kuqëson/aty pëlcitën pëlhurat e zemrave/ Aty derdhej vetë gjaku i nënave” . Autori ngre zërin kundër padrejtësive që po ndodhin sot me luftëtarët e UÇK-së.” Kush dënon ÇLIRIMTARË/Është përkrahës i barbarisë/N’ Evropë për herë të parë/Gjykohen ushtarë të LIRISË”

Pas Çlirimit erdhi një Botë e re, me të cilën e ndien veten të shkrirë në shoqëri. ”E dashur ti je Bota ime/Më e bukura/E idealta Botë/ Me ty frymoj…? Bashkë flasim Shqipen përmalluar shekujve/Jemi një/Bashkë frymojmë sa të jemi gjallë”.

Dashurinë për Atdheun J. Bashota e vë njësh me dashurinë për gjuhën, e cila nga ana e vet, ka edhe ajo dëshmorët e saj. ”Me rrëke gjaku dashuri e shpirt/të rënët shkruan alfabet lirie/Anembanë dheun dëshmori e ndrit’- thekson ai në një poezi. Ai vazhdon më tej me një krahasim e metaforë për gjuhën shqipe: ”Është si një këngë që lehtë mësohet/kur e flet kjo gjuhë këndohet ” Virtytet e shqiptarit dhe autencitetin e saj e shpreh qartë e bukur në vargjet: ”Fisni e gjuhë paqeje/në zemër e gjak kemi/Gjak e Gjuhë në vete/Ne jemi.

Sot po ndeshemi me intelektulë që e shesin veten më shumë se ç’ janë, duke u kthyer kështu në njerëz të pështirë për mjedisin që i rrethon:”Mjekërpërjargur/pështymosur/në gudulisje të vetpërkëdhelur../Të vetëquajtur oratorë/si oborrtarë të dashurisë”. Këta janë mendjemëdhenjtë oratorë, që lëpijnë thëniet tepricë/të autorëve të mençurisë’.

Një kritikë të ashpër e ka edhe për të ashtuquajturit poetë, të cilët sjellin krijime pa vlera letrare.” Mos qofshin vargshkruesit/me kundërvlera/vëllimshkrime pa peshë/e pa rëndësi”. Krijimet e tyre i quan punë laviresh. ”Dashurinë me laviret/ e kurorëzon/Pa një figure letrare/shkruan poezi./Me dënesë çan/e krijimbotën ngacmon/sikur mos të ketë/shkencë e letërsi”

Një veçori në këtë vëllim poetik është edhe bashkëshoqërimi i poezive në krye të tyre me thënie të krijuara në formë aforizmash apo postulatesh. Kështu mund të përmendim disa, të cilat kanë shërbyer edhe si material bazë për krijimin e poezive: JO ROBËRI, HESHTJE E MJERIM!S’KA MËKATE PA MALLKIMDËNIM!,MË MIRË TË ZGJOHEMI ME DIELLIN, SESA TË VONUAR T’I KËRKOJMË RREZET E TIJ! Botës së njerëzishme njihen dhe vlerësohen vlerat e liritë. Kur gjithnjë flasin mburrja dhe urrejtja, dëshmojnë se urtia, mirësia, përgjithësisht njerëzorja dhunshëm është lënë anash! Të mendojmë se historia nuk përfundon as aty ku përfundon jeta! Historia i do njerëzit që e njohin, ashtu siç është: i pranon ata që janë dritë e të tjerëve dhe i mban vetëm ata që do të jenë siç i pranon! Kravatën e var në qafë, por edhe mund të të varë në qafë. Nuk dënohet udha kur i lënduar mbetesh, përsëri udhëto me etjen e shpresës. Nuk njohin të ligjtë e etur ujin e helmuar, edhe po të vdesin, etjen duan ta shuajnë! Dashuria e dhembja shihen e përjetohen vetëm me syrin e zemrën e njerëzore s!Miku i së keqes së sotme është armiku i së nesërmes. Bota mbetet e vogël vetëm për ata që e njohin! Deri tani koka i përjeton dridhjet e tokës, edhe më tragjike mund të jetë, kur toka përjeton dridhjet e kokës! Kur të kërkon e sotmja e vështirë, përgjigjju që të mos braktisë e nesërmja e mirë! Po shite a fale të djeshmen, e sotmja nuk ecën kah vlerat. Kurrë mos bëni vaje e ankime më shumë sesa punë, sepse vetëm puna vlerësohet! Është tragjike kur çlirimtari kacafytet me varfëri, dëshmi kjo që shoqëria nuk njeh as njohje lufte! Kurrë mos prano që gëzimi yt të jetë burim i së keqes së tjetrit! Kurrë mos numëroni humbjet e kundërshtarit, çdoherë numëroni fitoret tuaja! Mësuesi është flakadan atdheu, ushtari është flakadan lirie! Mos vdis para se të vdesësh!

Veçori e stilit të poetit është vargu i parregullt, me një metrikë të ndryshueshme sipas temës që trajton e mesazhit që përcjell. Të gjitha llojet e strofave janë përdorur, nga ato njëshkolonë, katër e dy vargëshe, në varësi të forcës shprehëse, çka i jep poezisë karakterin e një poezie moderne. Fjalori i përdorur është i pasur, duke sjellë në vëmendjen e lexuesit fjalë pak të përdorura në fjalorin e përditshëm aktiv, si dhe fjalë të reja, të krijuara nga poeti, kryesisht fjalë të përbëra nga bashkimi i dy temave. Kjo ka ardhur për nevoja të shprehjes së ndjenjave të brendshme, përgjithësisht atyre negative, duke shfryrë dufin ndaj dukurive negative të shoqërisë, indiferentizmit, mendjemadhësisë, tradhtisë, mungesës së vlerësimit për të mirin e atdhetarin etj.

Poezitë janë të karakterit epiko-lirik, ku mbizotëron epika. Poezi thjesht lirike rrallë mund të gjesh në vëllim, sepse ato karakterizohen nga figura letrare kryesisht epitete e krahasime, gjë që e zbut forcën shprehëse të vargut. Autori përdor pranëvënien midis dy dukurive, dy elementëve të shoqërisë etj., duke I krahasuar e duke dhënë edhe qëndrimin e vet për secilën. Në çdo rast ai mban anën e pozitives.

Fjalët me të cilat thuren poezitë janë plumb të rënda, por të drejtpërdrejta e përkëdhelëse kur flasin për luftëtarët për liri, gjuhën shqipe, traditat dhe kulturën etnike. Të neveritshëm janë për autorin puthadorët, të nënshtruarit, të cilët i quan patkua, që i shërben kalit, por edhe gomarit dhe në fund përfundon i varur në mur, si hedhurinë në rrugë apo për besëtytnitë që të mos marrin mësysh.

Autori përdor edhe forma të reja të poezisë, përveç atyre tradicionale, me një gjuhë belbëzuese, siç e ka përdorur në hershmërinë e vet shoqëria njerëzore, e cila kaloi nga tingujt, në rrokje e më vonë në fjalë. Kjo vihet re në poezinë ‘DIALOGË TË VJETËR” (me nëntitull ABC )

Në tërësinë e vet, vëllimi është mbresëlënës, i pëlqyeshëm, edukues. Mesazhet kanë vlera jetësore për shoqërinë, për të gjithë brezat e kombit tonë. Ky vëllim është një kontribut i çmuar në letërsinë tonë, duke u renditur në botimet më me vlerë të kësaj krijimtarie (Nga Radio Kosova e Lirë).