Redaksia
Sot, më 6 maj 2024, në Institutin Albanologjik nën drejtimin e shoqatës „Kufijtë e Arbrit” u kremtua ditëlindja e kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Për të cilën u mbajt simpozium shkencor për veprën dhe historinë, duke e trajtuar edhe në aspektin e letërsisë dhe atë të këngës popullore.
Mbi këtë figurë unifikues te të gjitha kohërave pati mbi 30 kumtesa, ku shumica nga to nuk u lexuan për shkak të kohës, por sipas Moderatorit kumtesat do të botohen në revistën Arbëria.
Nga kumtesat e lexuara u trajtuan shumë gjëra historike dhe qëllimi i luftës së Skënderbeut, duke i parafrazuar shkruesit e historisë së kohës, mbi të gjitha duke u mbështet në librin e Barletit. Por, në kumtesat e tyre u fol edhe për përpjekjet e disa shkruesve shqipfolës, të cilët edhe sot përpiqen ta deformojnë luftën unifikuese të Skënderbeut, duke e paraqitur si mbrojtës së krishterimit dhe kundërshtar të islamit.
Ndër të tjera u theksua se atdheut po i vije rreziku nga ata që kulturat fetare të huaja po i sjellin në troje shqiptare, duke u përpjekur që përmes ekstremizmit, dhunës të krijojnë kushte për ta deformuar historinë shqiptare dhe rrugën e ndritshme të Skënderbeut, i cili me shkathtësinë e tij intelektuale, politike e atë strategjike ushtarake arriti unifikimin e të gjitha principatave shqiptare të asaj kohe.
Kthimi i tij në Krujë më 1443 ishte një shpresë për shqiptarët dhe Europën, ngaqë ishte mburoj e fuqishme, ku dhe arriti të krijojë bërthamën unifikuese kundër perandorisë Osmane.
Në përmbyllje të simpoziumit shkencorë të pranishmit ju bashkuan mijëra qytetarëve, të cilët kishin dalur në sheshin e Skënderbeut në Prishtinë për ta festuar ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti, djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, i lindur më 6 maj 1405.
Në këtë Manifestim të ditëlindjes së kryeheroit, pjesëmarrës ishin nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga komuniteti i arbëreshëve, të përcjellë me këngët e valle të artistëve të mëdhenj të kombit.
Gjatë marshimit të qytetarve, duke filluar nga Katedralja e deri te sheshi i Skënderbeut jehonte kënga nga qytetarët, të cilët kishin dalë ta festonin ditëlindjen e kryeheroit. Këtë dëfilim e bënte edhe ma madhështor veshja me përkrenaren mbi kokë dhe pallton të veshur si Skënderbeu në kohën e tij. Po ashtu mbanin në dorë fotografit e Skënderbeut dhe dëgjoheshin biseda ndër pjesëmarrësit se duhet të dal një bir i kombi si Skënderbeu që të na bashkoj përsëri, se sot jemi të rrezikuar nga prurje të shumtat të lloj-lloj fesh, vetëm e vetëm për ta dobësuar trungun e lashtë dhe të pastër të Arbërit.
Manifestimi mbaroi me këngë e valle dhe me uratën:
Urime ditëlindja o kryeheroi ynë Skënderbe!