TAKIMI I KRYESISË SË KMPGJSH-SË, PARA FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR




Shkruan: Fatmire Krasniqi

Në Munih të Gjermanisë më 30.09. 2017  u mbajt takimi i radhës së Kryesisë së Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, të pranishëm ishin përfaqësuesit e dy konsullatave tona shqiptare në Munih Z. Kajtazi dhe Z. Ibro.

Mbledhjen e hap kryetari, KMPGJSH-së z. Krasniqi,  ku ndër tjera përshëndeti të pranishmit dhe përfaqësuesit e dy konsullatave shqiptare në Munih të Gjermanisë Z. Kajtazi dhe Z. Ibro. Ndërsa pikat e renditë të ditës i lexoi sekretari  i KMPGJSH-së z. Bytyçi dhe më pastaj gjatë shqyrtimit të pikave mbledhja kaloi me një debat konstruktiv, ku u pasqyrua gjendja reale dhe arritjet e deritanishme e kryesisë së KMPGJSH.

Pas fjalës së D.Ibro, z. Kajtazit, M.Krasniqit dhe paraqitjen e rendit të ditës, pika për sigurimit e fondit për mësimdhënësit ishte njëra ndër pikat më debatuese. Rreth kësaj pike, Bytyçi sqaroi  mundësin e vetme dhe të sigurt të financimi, ai ndër tjera tha: Ne duke u mbështetur thellësisht tek prindi, në këtë formë i sigurojmë pagën mësimdhënësit, nga që prindërit. Prindërit, tek e dërgon fëmiun në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, ai e di që ka obligime ndaj shkollës shqipe, gjë që për këtë jam shumë[ i bindur se prindërit janë të ndërgjegjshëm dhe nuk kursejnë lekun për shkollën shqipe. Më tej Isuf tha:  Ne duhet të kërkojmë nga këshillat e prindërve që t’ua sqarojnë prindër në hollësi gjendjen reale, që për një kohë deri sa të gjejmë fonde tjera, prindi është i obliguar të paguaj për një nxënës 10 ero për të dytin dhe të tretin nga pesë ero në muaj, shumë që nuk e rëndon xhepin e bashkëkombësit. Për këtë që në fillim duhet të ju shpërndahen faturat të lëshuar nga kryesia e KMPGHSH-së, ndërsa ky propozim u hodh në votim ku dhe u miratua me shumicën e të pranishmëve.

Ndërsa për gjendjen dhe shqetësimin e pagave për mësimdhënës e paraqiti ngulshëm edhe znj. Donika, po ashtu Anila Xhani ndër të tjera kërkojë që mësimdhënësit të jenë të diplomuar dhe përkatës për dhënien e mësimit, duke u mbështetur rregulloren e mbledhjes së fundit që mësimdhënësit duhen të kenë të mbaruar shkollën e lartë, apo fakultetin dhe mësuesin për arsye që të jemi më serioz, ky propozim nuk u hodh fare në votim, nga arsyeja se u duartrokit dhe u mor unanimisht si vendim, nga që edhe më parë ishte një vendim i tillë dhe nuk kishte nevojë të votohej.

Madje u  hap debati për pagën e anëtarësisë nga anëtarët e kryesisë që ta mbetet 10 ero në muaj, për këtë dhe mori fjalën Fran Tanushi dhe pas arsyetimit që dha, se anëtarët duhet të paguajnë në vit nga 10 ero për shpenzimet administrative, e jo për muaj, ky propozim u hodh në votim dhe kaloi me shumicë të votave. Po ashtu dhe njëra ndër pikat më debatuese ishte edhe propozimi i nënkryetarit të KMPGJSH-së, Tefik Jahës, që mjetet të derdhen në një konto, në konton e KMPGJSH-së, nga që kemi shoqata që deri më tani i financojnë disa shkolla. I këtij mendimi ishte edhe Edmond Skenderi, ku ky propozim u hodh në votim dhe u miratua me shumicë. Rreth kësaj pike dhe klasave në Rosenheim foli Valbona Roqi, ku ndër tjera tha: Në Rosenheim shkollat funksionojmë mirë, që nga fillimi i hapjes së klasave, ndërsa paga e mësimdhënësve bëhet nga shoqata BKSA “Shqiponja”.

Në këtë debat konstruktiv u inkuadrua edhe Dash Ibro, si dhe Faket Kajtatzi, ndër të tjera Kajtazi paraqit hapat e parë të hapjes së shkollave shqipe dhe të ndihmesës që i kanë dhënë konsullatat, që Mësimi Plotësues të zhvillohet tek mërgata jonë shqiptare.

Donika Zonja dha një pasqyrë të shkollave që presin të fillojnë nga 2 tetori, ku ndër të tjera tha: Pikërisht, gjate muajve te shkuar me një angazhim te gjithanshëm, arritëm ne një kohe rekord t’i hapim 5 klasa në Mynih. Andaj synimi ynë i pareshtur ishte; Mësimi Plotësues ne Gjuhen Shqipe të zinte vend tashme edhe nëpër shkollat gjermane, aty ku mësojnë edhe fëmijët tanë, aty ku ne fund te fundit edhe ka vendin e meriton t’i jepet jete e drite, Dijes dhe Arsimimit. Ndër të tjera shtoi znj. Donika.

Për t’ia arritur një qëllimi te tille, përpjekjet kanë qenë jo te pakta, ku ne bashkëpunim me kryetaret e Këshillave të Prindërve, e me 2 Konsullatat tona shqiptare, veçanërisht me z. Ibro, arritëm në fund të muajit gusht t’i merrnim dy përgjigje pozitive. Që do të thotë se nga 7 klasa sa i kemi kërkuar nga autoritetet vendase pesë prej tyre janë konfirmuara paraprakisht nga drejtuesit e tyre, që t’i kemi në dispozicion të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe për Mynihun, ku mësimi do të zhvillohet, që nga java e pare e tetorit,  në këto shkolla: 

– Grundschule an der Bergmannstraße 36, cdo te premte, nga ora14:00 – 15:30.
–  Grundschule an der Berg-am-Laim Straße 142, çdo te mërkure, 16:00 – 17:00.
–  Mittelschule an der Schleißheimer Straße 275, çdo te marte, 15:30 – 17:00.
–  Grundschule an der Hirschbergstraße 33, çdo te premte, 15:30 – 17:00.
– Grundschule an der Hugo-Wolf-Str. 70, çdo te mërkure, 15:00 – 16:30.

– Shkolla në  Bewohnerzentr. Nordhaide, Schneeheideanger 6-8, mësimi do të fillon të mërkurën, 15:00 – 16:30.
E ndërsa për shkollat në- Dülferstraße dhe në Schwabing, jemi në pritje,

A. Ibrahimaj dhe Krasniqi të pranishmit i njoftoj se nga java e parë e tetorit do të fillojnë mësimin edhe tri klasa në këto shkolla:
 Grund- und Mittelschule Fürstenfeldbruck Nord Theodor-Heuss-Str. 5, të premten ora 13,30
 – Në Munch, Grafinger schule, grafingerstr, të premten nga ora 12,30
 – Të shtunën mësimi do të mbahet në shkollën Realschule në Hochkirchen.

z. Ibrahimaj metej të pranishmit i njoftoi se: kemi bërë kërkesën edhe për katër klasa tjera, ku dhe jemi në pritje të përgjigjes, nga drejtorit e shkollave përkatëse, për hapjen e klasave edhe në këto shkolla:

-Grundschule Ritter Tuschl Kapuzinerstr. 24 und Sandbacher Str. ‎66 Passau,
-Edithschteinschule, Kneipp str. 22 Memmingen
–  Theodor Heuss-schule; Maching str 8 Memmingen
– Elsbethenshule; st Joseps-Kirchplatz 3 në Memmingen

Ndërsa, Arif Arifaj njoftoi të pranishmit se së shpejti do të hapen edhe dy klasa në Frailasing, po ashtu edhe Edmond Skenderaj flet për hapjen e një klase tjetër, si dhe janë të interesuar prindërit që edhe në Ingolstat dhe dy klasë tjera në Mynich të hapen pasi dhe është plotësuar numri i nxënësve.

Në fund sipas kryetarit Mustafë Krasniqi  shkollat funksionale janë: 2 klasa që kanë filluar mësimin para 8 viteve dhe 4 para 2 viteve, si dhe 5 klasa që kanë filluar mësimin para 8 muajsh. Ndërsa në këtë vit fillimi i vitit në landin e Bavarisë me Mësim Plotësues pritet t’i ketë diku mbi 20 klasa.

Andaj pas mbledhjes kryetari Krasniqi na tha: Ne, KMPGJSH-ja  jem duke punuar me një përkushtim të madhe, edhe pse po hasim në vështirësi të mëdha, nga që na mungon buxheti financiar, jemi të shtrënguar të bëjmë orë të shumta pune vullnetare, pa e llogaritur koston, lodhjen dhe humbjen e kohës. Të gjitha këto i bëjmë nga xhepi dhe vullneti ynë. Po ajo që po na vë në siklet është paga e mësimdhënësit, që dhe nuk është serioze të punon një mësimdhënës e të mos ketë pagën mujoren, të paktën për shpenzimet që i bënë. Ne ju kemi drejtuar me një Shkresë Ministrit të Arsimit dhe të Diasporës së republikës së Shqipërisë, po ashtu dhe Ministrit të Arsimit, punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe i kemi njoftuar për punën dhe vështirësitë e mëdha që na presin me fillimin e vitit të ri, nga që na mungon Buxheti për pagën e mësimdhënësit. Ne ju kemi drejtuar edhe shumë Bizneseve që ta ken parasysh edhe Mësimin Plotësues, po nga disa prej tyre na është kthyer përgjigjja se ne kemi Qeveri dhe ajo duhet të kujdeset për  pagën e mësimdhënësit.

Në emër të KMPGJSH-ja thërras dy qeveritë tona shqiptar, bizneset dhe bashkëkombësit, ta ndihmojnë mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe dhe t’i shpëtojmë fëmijtë nga asimilimi, Mësim nga 2 tetori do të fillon, mësimdhënësit në fund të muajit do të presin pagën mujore. Ne si Kryesi thërrasim prindërit që të paktën ata le ta ndihmojnë shkollën që për një fëmijë është 10 ero në muaj, kurse për të dytin dhe të tretin nga pesë ero. po thërras edhe bashkëkombësit tjerë që nuk i kanë fëmijtë në shkollë, të sakrifikojnë një pako cigare 6.50 cent në muaj dhe ta ndihmojnë shkollën shqipe në Bavari, nga që ky land nuk i paguan mësimdhënësit, po që na i ka liruar klasat për mësimdhënie. Pra, për fund përshëndes Mërgatën dhe e thërras që të jap kontributin e vet për shkollën shqipe, hiç më shumë se 6.50 cent në muaj ( për ata që nuk i kanë fëmijtë në shkollë) që me këtë shumë t’i plotësojmë pagën e mësimdhënësit.