Udhëtimi është i shkurtër

Nga Keta Zhilivoda

Keta Zhilivoda


Një grua e moshuar hipi në autobus dhe u ul. Në ndalesën tjetër, një grua e re e fortë, e inatosur u ngjit dhe u ul pranë gruas së vjetër, duke e goditur me çantat e saj të shumta.
Kur pa që e moshuara heshti, e reja e pyeti pse nuk ishte ankuar kur e goditi me çanta?
E moshuara u përgjigj me një buzëqeshje: “Nuk ka nevojë të tregohesh e vrazhdë apo të diskutosh diçka kaq të parëndësishme, pasi udhëtimi im pranë teje është kaq i shkurtër, sepse do të zbres në stacionin tjetër”.
Kjo përgjigje meriton të shkruhet me shkronja të arta: “Nuk ka nevojë të diskutojmë diçka kaq të parëndësishme, sepse rrugëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër”.
Secili prej nesh duhet të kuptojë se koha jonë në këtë botë është kaq e shkurtër, saqë ta errësosh atë me argumente të kota, xhelozi, mosfalje të të tjerëve, pakënaqësi dhe qëndrime të këqija janë një humbje qesharake e kohës dhe e energjisë.
Të ka thyer dikush zemrën? Rri i qete.
Udhëtimi është shumë i shkurtër.
A ju ka tradhtuar, frikësuar, mashtruar apo poshtëruar dikush? Relaksohuni – Mos u stresoni. Udhëtimi është shumë i shkurtër.
Të ka fyer dikush pa arsye? Rri i qete. Injoroje.
Udhëtimi është shumë i shkurtër.
A ka bërë një fqinj një koment që nuk ju ka pëlqyer? Rri i qete. Injoroje atë. Fale atë.
Udhëtimi është shumë i shkurtër.
Cilido qoftë problemi që na ka sjellë dikush, mos harroni se udhëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër.
Askush nuk e di kohëzgjatjen e udhëtimit tonë. Askush nuk e di se kur do të arrijë në ndalesën e tij.
Udhëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër.
Le të vlerësojmë miqtë dhe familjen.
Le të jemi të respektueshëm, të sjellshëm dhe falës
Sepse në fund të fundit do të mbushemi me mirënjohje dhe gëzim
Udhëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër. Për fat të …. !