Urime 17 shkurti- Dita e Pavarësisë së Kosovës

Shqiptarë kudo që jeni, nxënës të dashur, mësimdhënës, prindër te të gjitha trojeve shqiptare, mërgimtarë të përmalluar e të dashur për atdheun e, kryesisht nxënës e mësimdhënës të Landit të Bavarisë, të gjithëve jua uron Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe (KMPGJSH) 11 vjetorin e Pavarësinë së Kosovës, 17 shkurtin!

Foto e punuar nga Avni Bashota- Drrnicalia

17 shkurti erdhi në saje të vullnetit dhe përkushtimit, sakrificës dhe angazhimit shekullor, të shumë gjeneratave, atdhetarëve, patriotëve të të gjitha viseve kombëtare. Ky angazhim i atdhetarëve ishte dhe është synimi i Shqipërisë Natyrale! 17 shkurtin do ta shohim si fill i të gjitha viseve shqiptare, që akoma janë nën thundrën e pushtuesve! Pra, tani është një fillim i mbarë, çlirimi i Kosovës dhe vazhdimi i çlirimit të tokave tjera e, t’i rikthehemi Shqipërisë së Skënderbeut, të Naimit, Çerqiz Topullit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasn Prishtinës, Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Adem Jasharit, dr.Rugovës Isufit, Kadriut dhe i shumë e shumë dëshmorëve dhe heronjve të kombit që dhanë gjakun për liri dhe meritojnë që të përkulemi para veprës së tyre të shenjtë.

Duke festuar 17 Shkurtin – festën shtetërore dhe festën e 28 Nëntorit – ditën e flamurit, ne do të punojmë vazhdimisht deri në Nëntorin e Tretë – Ditën e Bashkimit Kombëtar, të të gjitha trojeve Shqiptare.

KMPGJSH-ja, fuqishëm uron ditën e Pavarësisë së Kosovës, nxënësve dhe mësimdhënësve të saj ju uron që ta mësojmë gjuhën shqipe, sepse vetëm duke e respektuar gjuhën shqipe e nderojmë dëshmorin, flamurin, shqiponjën e bukur, atdheun, fisin dhe kombin tonë dhe, mbi të gjitha kulturën dhe identitetin tonë kombëtar e njerëzor, GËZUAR!

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe (KMPGJSH)