Aktori i shumë roleve të skenës shqiptare, Kreshnik Ibrahimi, vije para adhuruesve të Munihut me një Komedi prekëse dhe thumbuese, me kabarenë “Du gru me letra“, që pasqyron realitetin e përcjellur me dekada popujt e Ballkanit, konkretisht të popullit shqiptarë, i cili edhe kohëve të fundit po merr rrugën e mërgimit.
Kjo komedi, e aktorit të mirënjohur të skenës shqiptare, do të ketë dy qëllime të rëndësishme për mërgatën shqiptare:
E para do ta nxitë mërgimtarin të jetë pjesë e fjalës artistike, të paktën për atë kohë sa është me aktorin, t’i harroj shqetësimet dhe brengat, njëkohësisht të ndihet i lumtur dhe afër përkupimit të aktorit!
E dyta, përmes satirës, mimikës dhe rolin e personazhit të improvizuar, po që përkon me realitetin, jap porosi të qarta për mërgimtarët se, jeta e mërgimit sa është e hidhur aqë është dhe e rrezikshme, për asimilimin e brezave që vijnë pas!
Shfaqja e komedisë “Du gru me letra“ do të mbahet me 10 shkurt ( ora 19.00) në “Kulturhaus Milbertshofen“ në Munih të Gjermanisë.
Uraebashkuar.com faqja zyrtare e shkollës shqipe me mësim plotësuese në Bavari përkrah aktorin Kreshnik Ibrahimin dhe fton bashkëkombësit të jemi të pranishëm, për arsye se duke qenë pjesë e vlerave artistike, do të jemi më afër vetvetes, atdheut.
Redaksia