VËSHTRIM PËR ROMANIN “LUFTA E JASHARËVE” TË SHKRIMTARIT LULYIM OSMANAJ

Ma.Sc. Fatmir Halim

Nga Ma.Sc. Fatmir Halimi

(Romanin “Lufta e Jasharëve” të shkrimtarit të talentuar Lulzim Osmanaj, këto ditë e nxori nga botimi shtëpia botuese ProkultPress, Prishtinë

Ky është romani i parë në letërsinë shqipe, që pas 22 vjetëve për temë ka luftën e lavdishme të familjes Jashari në Prekaz, e në veçanti heroizmin e pa krahasueshëm të komandantit Legjendar Adem Jasharit.)

Romani “Lufta e Jasharëve” me kryepersonazhin Adem Jasharin është një realitet që shkrimtari Lulzim Osmanaj e ndërthurë mjaft bukur. Ky roman ka për motiv dhe u paraprinë ngjarjeve të paraluftës së Kosovës dhe luftës së fundit 1997-99 dhe pasojave të saj. Ndërthurja e romanit karakterizohet në katër etapa-sulme. Sulmi i parë i policisë serbe, kundër familjes Jashari bëhet me 30.12.1991. Pas stërvitjes së Adem Jasharit në Shqipëri, shërbimi sekret serb menjëherë dërgon njësitë speciale te porta e madhe e familjes Jashari. Bastisja e shtëpive të Jasharëve, përplasja me armë ndërmjet policisë serbe dhe burrave të familjes Jashari. Sulmi i forcave serbe kundër familjes Jashari kishte për qëllim arrestimin e Adem Jasharit dhe dorëzimin e armeve. UDB-ja serbe ishte në dijeni se Adem Jashari prej vitit 1982 ishte aktiv në luftën Guerile kundër Serbisë, ishte aktiv në demonstrata  e në aksione të ndryshme. Kur thuajse në të gjithë rruzullin tokësor po bëheshin parapërgatitjet e festes se Vitit të ri, në një fshat të vogël të Kosovës Jasharët i gjen në një përleshje të armatosur kundër agresorit serb.

Përplasja me forcat serbe i grupit të Adem Jasharit, që na e paraqet autori, është beteja frontale e Klisyrës. Mandej vrasja e mësuesit Halit Geci, varrimi i mësuesit Halit, dalja në skenë për herë të parë e UÇK-së më 28.12.1997 janë dhe momente historike të historisë sonë të re. Beteja e Klisyrës ndërthurë mjaft të papritura dhe ngjarje të palexuara ndonjëherë. Sulmi i dytë kundër familjes Jashari behët prapë, këtë herë me 22 janar të vitit 1998. Serbët kthehen prapë te Jasharët, pikërisht dy muaj pas daljes në skenë të UÇK-së. Në këtë sulm, përveç forcave policore serbe kundër familjes Jashari marrin pjesë edhe forcat paramilitare të Arkanit. Sulmi i dytë e gjen familjen Jashari në gjirin e ngrohtë, një natë Ramazani, një natë dimri dhe më dëborë. Ata ishin duke bërë iftar kur serbët hynë pa trokitur fare ke dera e tyre.

Sulmi i tretë dhe i fundit i forcave serbe kundër familjes Jashari bëhet me 5,6 dhe 7 Mars të vitit 1998. Kjo është njëherë edhe beteja e fundit e familjes Jashari kundër forcave paramilitare serbe. Një artileri e madhe ushtarake merr pjesë kundër një familje që për qëllim kishte zhdukjen e familjes Jashari dhe vrasjen e Kryekomandantit Adem Jasharit. Sulmi i forcave serbe kundër Jasharëve rezultoi me vrasjen e tërë anëtarëve të familjes së madhe. Misterin se si mbijetoj mbesa e Adem Jasharit, Besarta Jashari këtë më së miri na e paraqet shkrimtari Lulzim Osmanaj te pjesa e fundit e romanit të titulluar si Prologu, ku Besarta rrëfen në detaje ngjarjen e 5,6,dhe 7 marsit të vitit 1998. Jasharët mbetën rast unik në botë duke hyrë në historinë më të re të botës së civilizuar si familja që u sakrifikua për hir të lirisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.