Zgjohu Rini! Është epoka Jote!

Silvana BEGAJ

Shkruan: Silvana BEGAJ

Zgjohu Rini!.. Zgjohu edhe pse e di që nuk është mëngjes, edhe pse ndoshta po zgjohesh vonë, përsëri të lutem zgjohu! Ti Rini mund ta besh absurden te arritshme!
Zgjohu Rini! Zgjohu bashke me mua! Mos me lër të fle me! Zgjohu dhe shiko që realitetin ti mund ta kthesh në ëndërr dhe kur je zgjuar!

Zgjohu Rini! Është epoka Jote!

dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!

Fan Noli

Zgjohu Rini dhe me zgjimin tënd zgjo dhe Shqipërinë dhe rikujtoj qe me pare kishte luftëtarë dhe heronj, tani aktore dhe spektatore.

Zgjohu Rini dhe kupto që përpjekjet e brezit të prindërve tanë kanë përfunduar ne hiç ashtu si përpjekjet e kësaj rinie që po përfundojnë në gënjeshtër. Zgjohu Rini dhe kupto që liria aq shumë e dëshiruar për ne, aty është thjesht një fasade. Zgjohu Rini dhe zgjo dhe gjithë Shqipërinë se duke fjetur ke prodhuar aktore te zote dhe i ke quajtur politikane; aq te zote sa na paraqesin një realitet i cili na le ne gjumë. Politikane qe mendojnë si bankiere, vetëm për para! Por Rini paraja nuk ka atdhe dhe bankieret nuk kane patriotizëm! Zgjohu Shqipëri! E dashura ime Shqipëri! E di! Faji është i imi që fjeta aq gjatë. Harrova që gjumi i gjatë të çon nëe vdekjen e pashmangshme.

Zgjohu Rini! Shiko! Ne qiellin me te erret gjithmonë ka yje shprese!
Unë e di se dielli do shkëlqeje dhe mbi ty Shqipëri!

Zgjohu Rini! Zjarri që ti ke përbrenda është më i fortë se interesat shkatërruese të atyre qe të duan në gjumë. Zgjohu Shqipëri! Zgjohu për mua! Për mua që te tradhtova dhe te lash në gjumë duke fjetur bashkë me ty . Por, unë u zgjova! U zgjova sepse doja Romen me shumë se Cezarin! Zgjohu dhe Ti!

Se po të zgjohesh ti Rini ndalon lumenjtë, detet dhe liqenet të rrjedhin!
Ah po të zgjohesh ti Rini e Shqipëri! Ku ka force që është me e madhe se uragani që ti krijon kur hap sytë dhe zgjohesh! Zgjohu Shqipëri se hajdutet e mëdhenj po fusin ne burg hajdutet e vegjël! Zgjohu Rini se po quhen dinakët të zgjuar! Zgjohu Rini se ka ardhur koha që gjuhët e vdekura të qepin sqepin dhe ka ardhur koha Jote! Kur te zgjohesh të lutem zgjo dhe ata te cilët mendojnë se janë zgjuar! Me beso! Ata janë me të rrezikshëm se ata qe janë në gjumë! Zgjohu se po te vazhdosh të flesh do të jetë akoma me vonë! Por, të lutem! Mos u zgjo për aktrim dhe filma, por për kauza dhe ideale të pastra!

Zgjohu Rini dhe ktheji Shqipërisë shkëlqimin e merituar që na ka bërë krenar nder shekuj! Zgjohu dhe kur të zgjohesh të lutem mos fli me kurrë, se po nuk u zgjove tani rinia jote do këtë fluturuar larg.

Dhe po të iku rinia e dashur Shqipëria ime atëherë Ti nuk do jesh me!