
Pas Konferencës Shkencore për Pranverën Shqiptare ’81, për vëllezërit tanë nga Shqipëria Nënë u organizuan vizita në Prekaz, ku u bënë homazhe tek varret e Jasharajve, mbi gjakun e të cilëve është ngritur shteti i Kosovës. Pastaj vizituam kullat e Jasharajve, aty ku krah për krah me burrat luftuan edhe gratë dhe fëmijët, falë të cilëve ne sot frymojmë shqip. Në krye të delegacionit, të përberë nga akademikë, studiues e pedagogë nga Tirana e Shkupi ishin Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë dhe Shaban Sinani sekretar shkencor i kësaj Akademie, i cili ishte edhe pjese e Lëvizjes për çlirimin e Kosovës. Ne Prekazin legjendar na priti dhe shoqëroi kryetari i komunës Skenderaj, Bekim Jashari, pinjoll i familjes emblematike të Jasharajve nga Prekazi.
Me ketë rast vizituam kompleksin e ngritur ne Prekaz, por edhe kullën e Tahir Mehes dhe atë te Ahmet Delise.
shkruan: Agim Sylejmani