Në Watwil të kantonit të St.Gallen-Zvicër,u bë promovimi i librit të autorit Dr.Vaxhid Sejdiu me titull „Shkolla shqipe në kantonin e St.Gallen, vatër e bashkimit kombëtar“.

Ist möglicherweise ein Bild von steht

Dje, më 13.06.2021, në Watwil të kantonit të St.Gallen-Zvicër, në prani të bashkëkombësve, prindërve, aktivistëve, nxënësve dhe mësuesve, i pranishëm ishte dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, z.Ilir Gjoni dhe z. Xhenis Haxhimehmeti, diplomat në Ambasadën e Republikës së Kosovës, u bë promovimi i librit të autorit Dr.Vaxhid Sejdiu me titull „Shkolla shqipe në kantonin e St.Gallen, vatër e bashkimit kombëtar“.
Libri u prit mirë nga të pranishmit dhe gjatë referimit u tha se ky botim ka vlerë didaktike dhe do të shërbejë si një kronologji historike orientues për të gjithë mësimdhënësit kontribuues, të cilët i shërbyen dhe po i shërbejnë procesit mësimor të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, që fëmijët të mos e harrojnë gjuhën amtare-shqipen.
Brendësia e librit nxjerr në pah dashurinë, pasionin, vizioni dhe misionin e shenjtë të autorit të librit i cili këmbëngulës, për tre dekada rresht, ishte dhe mbeti i përkushtuar për mësimin e nxënësve në Diasporës, që të jenë të lidhur ngushtë me atdheun, duke ruajtur dhe mësuar gjuhën amtare-shqipen!
Promovimet, botimet e veprave të tilla janë vlerat të larta, të cilat përmes këtyre tregojnë përkushtimin e madh të mësimdhënësve, si dhe përpjekjet e tyre, aty ku ka fëmijët shqiptarë, të jetë shkolla shqipe, ruajtja e gjuhës te fëmijët e kombit tonë, të ardhur nga vise e gjitha trojeve shqiptare.

Redaksia