Aksidentohet autobus Deva-Turs, në Slavonski Brod të Kroacisë dhe, raportohet për dhjetë të vdekur e 44 të plagosur

Sot, në orët e mëngjesit, në Slavonski Brod të Kroacisë ndodhi një aksident i rëndë trafiku, ku një autobus nga Kosova, në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit është aksidentuar . Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht, e sipas Policisë kroate, janë raportuar për  dhjetë të vdekur, e shumë të plagosur.

Autobusi kishte  linje e rregullt Frankfurt – Prishtinë, sipas informacioneve të fundit, thuhet se autobus ishin 60 bashkatdhetar, të cilit kishin marr rrugë për në atdhe. Sipas të dhënave të fundit të policisë kroate 44 bashkëkombës janë të lënduar, kurse 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Uraebashkuar.com