“Nuk do të ketë qetësi në Ballkan në qoftë se ju nuk njihni kufijtë e Shqipërisë Natyrale nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup…” (Janar 1913)
Nga Dr. Koço Danaj
Çelësi i zgjidhjes dhe i qetësisë në Iliri (Ballkan) është (ri)bashkimi i Shqipërisë
Sot, mjaft analistë amerikanë, gjermanë, francezë, austriakë, etj., etj., flasin me shqetësim për situatën e turbullt në Ballkan. Dhe, kanë të drejtë. Ballkani është në prag trazirash. Por…, ata harrojnë të flasin e të thonë se cili është shkaku i turbulencës në Ballkan. Dikush nuk e di. Mirëpo, padituria nuk është argument. Dikush e di, por nuk ka guxim ta thotë të vërtetën. Po jua themi ne shqiptarët se cila është e vërteta. Këtë të vërtetë ua kane thënë atyre dhe shteteve te tyre, hartuesit e Memorandumit te Kuvendit te Vlorës (1912), qe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë Natyrale. Ata quheshin Mehmet Konica, Rashid Dino dhe Filip Noga. Midis te tjerash ne Memorandum thuhet: “Nuk do të ketë qetësi në Ballkan në qoftë se ju nuk njihni kufijtë e Shqipërisë Natyrale nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup…” (Janar 1913). Situata e sotme në Ballkan vërteton gjenialitetin e Kuvendit te Vlorës qe ju e përbuzët Doni ta qetësoni Rajonin? Lejoni Shqiptaret te krijojnë Shqipërinë Natyrale. Anuloni mbledhjen famëkeqe te Londrës. Dhe Ballkani do bjere ne qetësi. Përndryshe “djali” juaj i përkëdhelur, i krijuar nga ju, i mbështetur nga ju, me emrin Serbi, qe si shtet ka mbetur ne kohen e Garashaninit, do ti vere flaken Ballkanit. Por…, kjo flake qe po e ndizni vete ju dhe qeveritë tuaja, mund te djege dhe “gratacielat” e vete Brukselit dhe me shume se kaq. Pra bëhuni njëherë të sinqerte zotërinj politikane, analiste, gazeta te BE dhe SHBA-se, etj. qe keni dite qe flisni për rrezikun e trazirave ne Rajon (Nga Gazeta „Lëvizja).