Nga Rexhep Rifati
Thuhet që zoti la nga parajsa mbi tokë fëmijët dhe lulet.
Jemi në Frascineto\ Frasnitë një ngulim arbëresh në Kalabri. Është ditë e shtunë 1 Qershor “Dita e fëmijëve”. Me rastin e kësaj dite mesueset e shkollës fillore të Franitës së bashku me atë të Civita,(dy ngulime arbërsh distante jo më tepër se 5-6 km larg nga njëri tjetri) Carolina Sancineto, Anna Tarantino, Rosita Barile, Teresa Carollo e Loredana De Franco, shoqëruan për më tepër se një orë leksion nxënësit e tyre në Bibliotekën Bellusci. Tematika ishte. Si të pasurojmë leksikun. Gjatë kësaj ore kërkuam që tiu pasuronim leksikun nëpërmjet fjalës shkruar si edhe kulturës transmetuar, kështu që përfituam dhe i njohëm nxënësit edhe me disa koncepte në arbërisht.
Siç është folur shpesh, gjuha arbëreshe nuk është gjuhë e kurrukulave shkollore, gjë që do të thotë se nuk mësohet në shkollë, por që nëpërmjet Ligji 482\99 jep këtë mundësi që të mësohet gjuha arbëreshe në formë fakoltative, dhe para disa ditësh shteti Italian në gazetën e tij Ufficiale nr 121 iu njeh arbëreshëve, arbërishten si gjuhë zyrtare në përdorim të gazetarisë, të radiofonisë si dhe të programe të ndryshme. Ky ishte një Hap historik, duke shënuar për arbërishten një kthesë epokale.
Por, le të kthehemi tek dita e 1 Qershorit kur rreth orës 10 u paraqiten para bibliotekës rreth 38 nxënës.
I priste At Bellusci tek zyra e tij, i cili i mblodhi në gjirin e tij e iu foli këndshëm e se sa e rëndësishme është libri, dhe më tepër të lexojmë aq më të ditur bëhemi, kështu i shërbejmë shoqërisë.
Kushtet shëndetësore të At Belluscit penalizojnë shëndetin e tij, por punën e tij po e vazhdon me vullnet e impegnim vëllai i At Belluscit Avv Tommaso Bellusci i cili është edhe Drejtori i Bibliotekës.
Fëmijët spostohen për te Qendra Albanologjike themeluar nga At Bellusci që ndodhet pranë bibliotekës.
Saph hyjnë gumëzhijnë si zogj. Biblioteka është e vendosur në një banesë 400-vjeçare, ndërtuar me gurë është një nga bibliotekat më të rëndësishme në Krahinën e Kalabirisë.
E veçanta e kësaj biblioteke është se në brendësi të saj përmban mbi 10.000 mijë egzemplarë në gjuhën shqipe dhe arbërisht.
Fëmijët pozicionohen dhe fjalën e merr sekretari i kësaj Biblioteke Emanuele Rossanova. Një djalosh që është shembull për arbëreshët. Ai e mësoi gjuhën në këtë Qendër prej At Belluscit dhe duke qenë një djalë i zoti At Bbellusci e mbajti si sekretar të Bibliotekës. Midis Emanuele dhe fëmijët u krijua menjëherë ajo sienergji e fort dhe pozitive. Që në fillim treguan Inters dhe u zhvillua një dialog pyetje përgjigje.
Ishte një raport miqësor midis fëmijëve dhe tij.
Biseda kaloi midis fëmijëve dhe mua (Ornela Radovicka) ku u përqendrova
në botën arbëreshe, duke parë që një fetë e mirë e fëmijëve kishin edhe me origjinën arbëresh apo me prindër të përzierë. Tematika ishte të pasurojmë fjalorin dhe ajo u përqëndrua tek fjalët arbëreshe Gjitonija, si edhe tek koncepti i saj si edhe tek fjala “ Poliglot”
Koncepti i Gjitonisë u spjegua dhe u shtjellua në formën e saj të mirfilltë në përfshirjes së 5 shqisave: Shikimi, shija, nuhatja, prekja, dëgjimi. Fjalë këto që jo vetëm për ti mësuar në arbërisht, por edhe për të kuptuar arkitekturën e fshatrave arbëresh, sepse askush nuk u flet mbi këto argomenta.
Koncepti i dyte ishte “Poliglot. Tematika prekte idenë për të mësuar arbërishten( vlente edhe për fëmijët e tjerë të karkaterit multi kultural që të mësonin gjuhën e prindërve të tyre “Bashk edhe pse jemi të ndryshëm” është një pasuri e humanitetit). Fjalën “Poliglot” e lidha me kulturën arbëreshe duke nxjerrë në pah që të parët e tyre arbëresh, të cilët erdhën në këto troje në shekullin XIV,XV në Itali komunikonin në 4 gjuhë: Kalabreze, (gjjuha me të cilin bënin tregëti) Greqishtja( sepse kishte qenë liturgjia), Latinishtja që ishte gjuha zyrtare( gjuha me të cilën shkruheshin aktet notarile) dhe Gjuha arbërishte, ( gjuha e shpirtit, gjuha e mëmës)të cilën e flisnin çdo ditë, këndonin, rrëfenin, luteshin etje.
Në këtë mënyrë këta fëmijë nuk mësonin vetëm fjalën “ Poliglot” dhe pasuronin leksikun por edhe historikun mbi popullin arbëresh.
Momenti më i bukur ishte kur shumë prej këtyre fëmijëve panë libra, u lindi dëshira që të shkruanin edhe ata libra.
Secili kishte idetë e tij, dhe idetë ishin nga më të ndryshme, po përcjellë një ide që më bëri disi përshtypje Ja se çmë tha njëri prej tyre: Unë dua të shkruaj në Arbërisht një libër, por a mund të flas brenda këtij libri edhe për “Dinosaurit”?
Përse dëshiron ti futësh edhe Dinosaurët brënda këtij libri?- e pyeta gjithë kurjozitet.
Dua të them se nëse arbëreshët janë populli më i lashtë, me pa tjetër do të kenë parë ndonjë Dinosaurë para se ata të zhdukeshin kommplet. Unë mendoj se me siguri që ndonjë prej tyre ata i ka njohur Dinosaurët, e fundit, para se të zhdukej i fundit prej Dinosaurët – mu përgjigj Ai.
Vura buzën në gaz.
Në çastin e largimit, i folëm edhe për fjalën “Mikpritje”. Gjesti që At Antonio Bellusci edhe pse i sëmurë, u ngrit për ti përcjellë fëmijët, të cilët i kishte pritur me dashuri, iu ofroi karamele dhe biskota, e në fund i përcolli deri jasht porte. Këto shenja tregojnë “ Mikpritjen” që iu bëhet miqve, që është shenjë e respektit të një civilizimi e vlera humane të popullit arbëresh.
Gjendeshim në rrugën “ Udhe e Malit”. Pyeta nëse dikush dinte të lexonte tabelën dygjuhëshe që ishte vendosur tek fasada e shtëpisë së At Belluscit. Nuk dinin ta lexonin, vetëm dikush tha: Është në arbërisht dhe lexohet Uda\ Udha e Malit. Nuk arrinte ta kuptonte shkronjën “ Dh” por nuk dinin as kuptimin.
Kaluam disa momente të bukura ku me “Atlanten tonë” për të pasurar leksikun, fluturuam në botën arbëreshe, në Bibliotekën A. Bellusci dhe mësuam fjalën, por edhe konceptin dhe kulturën nëpërmjet fjalës.
U gëzova pa masë kur të nesërmen Emanuele Rossanova më thotë. Ornela takova gjyshen e njërës prej nxënësve, e cila ishte kthyer në shtëpi shumë e kënaqur dhe kishte kërkuar të thellonte dijen mbi “Gjitoninë”.
Nëpër mend më erdhi menjeherë idea se – Nëse do të impenjohem më tepër që të rrisim “ il Senso della appartenza” do të shohim se gjërat do të ndryshojnë. Gjakun nuk mund ta mohosh dot, dhe pa rrënjë nuk mund të qëndrojmë. Mendoj se Ligji 482\99 është një ligj i çalë, dhe nuk njeh si detyrim shkollën në arbërisht, por deri sa që përmirësojmë gjërat nuk mund të qëndrojmë duar lidhur, prandaj nuk mund të presim më. Arbëreshët janë në tehun e thikës së asimilitit. Unesco po “ Ulurin” duke thënë se Arbërishtja është një gjuhë në rrezik zhdukje. Akademikët me sa duket nuk janë më të zotë që të bëjnë Unifikimin e gjuhës arbëreshe, nuk kanë me sa duket edhe istrumenta për ta bërë. Kanë humbur dhe po humbasin shumë kohë duke mos i dhënë PRIORITET GJUHËS.
Kurset që bëhen sot ndihmojnë deri diku dhe janë vetëm instrumenta “ terapi intensive”, por nëse nuk kemi një ABETARE të përbashkët, nëse nuk arrijmë në unifikimin e arbërishtes, Nëse nuk zgjidhet një model UNIK për 52 fshatrat arbëreshe në një Arbërishte Nacionale nuk kemi një Arbëri të fort e të shëndosh. Përfitoj të zë në gojë punën e madhe të Dy federatat e mëdha në Kalabri UNIARB DHE FAA , si dhe të gjithë individët, studiues, autor, hulmtues,mësues vullnetarë, sporteli linguistici, teatro, grupe folkloristike, korograf, istrumentist, të cilët bëjnë të pa mundur për të mbajtur gjallë gjuhën.
Pa këta nuk do të kishte Arbëria. Kjo arbëri është falë këtyre njerëzve!
Falenderojmë në mënyrë të veçantë mësueset e këtyre dy shkollave Frasntitës dhe Civita, që falë tyre kaluam këto emocione, dhe falë tyre duhet të Reflektojmë se sfida të reja për gjuhën dhe kulturën arbëreshe na presin.
I urojmë këtyre fëmijëve: Shëndet, Gëzime, të bëhen të aftë në dobi të shoqërisë, ndërsa për ata fëmijë që që janë të komunitetit arbëresh, i urojmë që të rriten edhe me dashurinë, për këtë gjuhë sa të rrallë e të lashtë siç është arbërishtja.
Shënim: midis Qëndrës Albanologjike A. Bellusci dhe Lidhjes së Krijuesve në Diasporë, me Kryetar Musa Jopulli dhe sekretar Mentor Thaqi, hulmtuesin, studiuesi në Austri prof Hazir Mehmeti, Koordinatorin e gjuhës shqipe në Svicër prof Vaxhid Seidiu, si dhe me Anëtarin e Nderit të Qendrës Albanologjike Rexhep Rifati, lidhur një akord në mbështetje, për përhapjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe.
Përgatiti materialin:
Ornela Radovicka,Qëndra Albanologjike A. Bellusci