Elena Gjika e njohur si Dora d’Istria e përkthyer në shumë gjuhë të botës

Nga Jehona Gashi

Një ndër personalitetet e rëndësishme të kulturës shqiptaro-rumune është Elena Gjika, e njohur gjithandej po edhe në Zvicër si Dora d`Istria. Ajo kishte ardhur në Zvicër pas ndarjes prej burrit të vet Alexander Koltsov-Massalski më 1855 dhe kishte kaluar shumë vite në këtë vend, thotë Albert Ramaj. Elena Gjika ka lënë gjurmë të rëndësishme jo vetëm për kulturën shqiptare por edhe në Zvicër, gjë që ka bërë që shumë hulumtues zviceranë që edhe sot e kësaj dite të merren me studimet e saj. Nga ajo janë të botuara diku rreth10 libra (dhe disa artikuj) vetëm për Zvicrën dhe historinë e saj. Ato janë të botuara në gjuhën gjermane, frënge dhe italiane. Kishte shkruar për Zvicrën gjermane, për Zvicrën franceze dheitaliane, dhe po ashtu edhe për Zvicrën retoromane dhe veprat e saj janë të botuara në Zvicër në të gjitha gjuhët. Po ashtu shumë artikuj ajo i kishte botuar nëpër revista të ndryshme të Zvicrës dhe jashtë saj. Sidomos janë të njohura veprat e saj si:”Die deutsche Schweiz. Land, Volk und Geschichte”. Zürich: 1860 (në tri pjesë), “Une rencontrede voyage. Souvenirs de de la Suisse ital”. Paris: 1861. “La Suisse allemande et l’ascension duMoench” Paris 1856, “Die Deutsche Schweiz und die Bestegung des Mönchs”, Zürich 1858,”Switzerland, the pioneer of the Reformation; or La Suisse allemande”, London, 1858.

Elena Gjika, gruaja e parë që pushtoi majën e alpeve zvicerane Mönch!

Zvicra është e njohur për malet e Alpeve. Një ndër majat kryesore të Alpeve është edhe maja e quajtur Jungfraujoch afër Bernës, pikërisht vendi që quhet Mönch që gjendet në lartësinë mbidetare prej 4’107 metrash. Është shumë interesante se këtë majë për të parën herë në tërë historinë e Zvicrës e vizitoi si grua pikërisht Elena Gjika (Dora d`Istria), vetëm një vit pas vizitës që kishin bërë burrat nga Vjena, më 1857.
Ka shkencëtarë zviceranë që mendojnë se më të vërtetë Elena Gjika ishte njeriu i parë që kishte vizituar vendin Mönch të Alpeve të Bernës, por nuk ka diskutim se ajo ishte gruaja e parë në histori që vizitoi këtë vend. Pra, Elena Gjika është personalitet që ka lënë gjurmë në historinë e kulturen shqiptare por edhe më gjerë ( NGA PROINTEGRA.CH).