IKE…

Mehmet Bislimi

(Bacë Osmanit)

Nga: Mehmet Bislimi

IKE
ike dhe u ngute
e në të ikur më the
jam pa kohë
jam për rrugë
do takoj Afrimin, Sylën e Sylë Durmishin
po shkoj për t’u çmallë
se zemra mallit më është kallë

tek porta e vjetër a guxoj
bacë Osmani të të thërras
vetëm edhe një herë
pa ndrojtje tek dera të trokas
nën Qamilja do më pres
eh
erdhe ti biri im
erdhe
por me vonesë
ai iku e nuk na priti
e kishte djeg malli
malli e kishte kallë
tri gjenerata djeg për liri
tri gjenerata rrugës së Shqipnisë
gjyshi
babai dhe vëllai
i Afrim Zhitisë…

ata
nuk janë më
tek porta e vjetër prej druri
me qiririn e lirisë ndez
flaka që nuk do të shuhet kurrë
tani a guxoj
tek porta e vjetër të trokas
si dikur me sa zë kam
O,ooo bacë Osmani
të të thërras…

Vdes Osman Zhitia, babai i heroit Afrim Zhitia - Lajmet e fundit ...
Bacë-Osman Zhitia

Leave a Reply

Your email address will not be published.