LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE  SHQIPTARË NË BAVARI FALËNDERON DY KONSULLATATA SHQIPTARE NË MYNIH, PËR PAISJE ME TEKSTE SHKOLLORE!

Në emër të LAPSh-it
Koordinatori-Mustafë Krasniqi

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari i falënderon institucionet shqiptare, konkretisht dy konsullatat tona në Mynih, të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës dhe vlerësojë lart përkushtimin e konsullatave për t’i pajisur me tekste shkollore nxënësit të cilët ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe!

Ditë më parë kryetari Milazim Ukaj pranoi 100 komplete tekste shkollore të ciklit të parë nga Konsullate e Republikës së Shqipërisë dhe këto ditë nga Republika e Kosovës pranoi 300 komplete të ciklit të parë si dhe 100 Abetare e 100 Fletore Pune. Gjithsej LAPSh-i nga këto dy institucione përkatëse pranojë 400 komplete tekstesh, 100 Abetare dhe 100 Fletore Pune, për të cilat nxënësit, prindërit dhe në veçanti mësuesit dhe kryesia e LAPSh-it është falënderues!

Njëkohësisht kërkojmë nga institucionet tona ta përkrahin LAPSh-in në këtë rrugëtim për t’i nxitur bashkëkombësit, prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Të paktën në zbutjen e situatës e cila është tepër e dhimbshme, nga që nxënësit që duhet ta vijojnë “Shkollën Shqipe” është shumë i vogël, në krahasim me ata nxënës që duhet ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Andaj bashkëpunimi mes institucioneve dhe bashkëkombësve do të jetë edhe më i thellë e premtues në përkrahjen e rritjes së numrit të nxënësve.