Gjeniu i vargut lirik
(Kushtuar poetit Adem Zaplluzhes,
me rastin e një vjetorit të vdekjes tij)
Nga Bedri Neziri
IN MEMORIAM
Gjeniu i vargut lirik
Qëndronte mbështetur
Për rrapin e atdheut
Në një bllok shënimesh
Vizatonte hartën e grisur
Dielli përcëllues mbi kokë
I shëmbëllente saçit të zjarrtë.
Si një rapsod homerik
I kërkonte telat e lahutës
nëpër sonorët e atdheut
Kurse hijet morbide
Notonin mbi qiellin e mykur
Poshtë te luadhet
Hingllonte një kalë i egër
Te majat e maleve, ku flejnë rrufetë
Njeriu me penë e kamxhik
Rrihte tokën e djegur
i kërkonte ndjesë atdheut
e thoshte me zjarrë:
druhem se shumë pak bëri për ty.
E ai…, qëndron aq lart
As mali me dëborë nuk i ngjan,
Plisit të atdheut
Ishte një bore arkaike
që nuk shkrihej nga asnjë zjarr
As mali me dëborë nuk i ngjan
Plisit të atdheut
Të cilën diell nuk mund ta shkrij
Në majat e letërsisë ky shkëmb graniti.
Me muzën e tij
Ushqen shpirtin e poezisë
Ky gjigant që s’kalit në vargje
Zemrën e vdekur të drurit
Që nesër të ringjallet
Nga sarkofagu i shekujve.
Gjeniu i vargut lirik, kombin sa e deshi
Sa që u ngriti përmendore yjeve
Ky komb hyjnor
Na dha një Skënderbe.
Përse të mos ua kaloi ky poet me penë
Të tjerëve që lënë gjurmë mbi këtë dhe
Nuk është e thënë se lumi qante
Që pati aq shumë dallgë
Domosdo s’duhet të harrojmë
Se bota nuk dha Homer e Dante
Por ka edhe shqiptarë
Që dha kaq shumë e bukur
Një Hygo Shekspir e Gëthe
Dha edhe një Adem Zaplluzha
Që vepron sa asnjë tjetër më parë.
Që me krenari jeton me ne.