Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel sot arriti në Tiranë

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel arriti  sot në Tiranë, rreth orës 10:00 në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, një ditë pas vizitoi Beogradin.

Në airoportin e Rinasit, Kancelarja Merkli, u prit nga ministri i Jashtëm, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Pas ceremonisë së mikpritjes në Pallatin e Brigadave, znj. Merkel u takua me kryeministrin Edi Rama, në orën 10:30.

Ndërkohë që konferenca e përbashkët për shtyp Merkel-Rama do të zhvillohet në orën 14:35.

Agjenda e plotë:

10:20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10:30 – Takim Tetë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave,

11:00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në “Pallatin e Brigadave”,

11:50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana “Business Park”.

11:55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në “Tirana Business Park”,

12:00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në “Tirana Business Park”.

14:35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në “Tirana Business Park”.

Redaksia