Krijuesi që i synon vlera

Vargjet që shfaqen, kohë pas kohe, në krijimtarinë poetike të Hamdi Reqicës jo vetëm që janë premtuese, për një poezi të mirëfillshme, po me një guxim të madh i qaset vargut të vlerave duke i qëndruar besnik porosisë që jep përmesë figurës, metaforës së përshtatur me  strukturën e vargut.

Tufë poezish nga Hamdi Reçica

Shqipja

Latinët t’përdorën 
për ta ngritur vetëvetën
Grekët t’shfytëzuan
ta krijonin të tyren
Bizantinët t’burgosën
nga frika e llahtarshme
Osmanët të ndaluan
se tmerroheshin nga fuqia jote
Sllavët t’shkelën 
për te të zhdukur përgjithnjë
Të shkruajtën shumë e ndryshe
në latinisht, persisht e greqisht
Nuk u ruajte as n’gurë
As n’lëkura e argjile
por nuk u harrove
Ti, çele n’toskë
e lulëzove n’gegë
N’Manastir tu thur djepi
Të rriteshe si Një e vetme
Për t’shëndritur ndër shekuj.

Farkëtari i iluzioneve 

Faraon i vesës në shkretëtirë,
kalërues në odiseadën 
e ëndërrave,
mbështjellur me kurorën 
e sundimit të kohës së shtangur,
zhduket si margaritar pa ngjyrë,
shpërlarë në ujvarën 
e iluzioneve të thyera.
Farkëtari i imagjinatës 
rri mbyllur në kutinë boshe,
pret hapjen e një bote tjetër
të sunduar nga vetja 
e hipnotizuar
në atë vend pa dritë!
Turma e flakadanëve në skëterrë
ndriqon imazhin e thyer
të iluzioneve të plasaritura,
të statujës pa shpirt
të ftoht.. 
goditëse….
knaqur me aromen e dështimit
të vetëvetës hipokrite!

Botë e vdekur

Jetë e botës së vdekur
ku çdo gjë e gjallë
është e vdekur,
e çdo gjë e vdekur
vdes pa jetuar 
në botën e pavdekur,
e unë ringjallë 
atë botë të vdekur
nga bota e vdekur, 
e bota e vdekur 
rivdes përsëri!

 Peizazh i njē bregu

Peizazh i rrahur 
nga teket e motit,
nga erërat, shirat e rrezet përcëlluese,
mbuluar me ngjyra 
të bimēve jetëshkurtëra,
i thyeshëm në tatëpjeta
e i çarë për lumenjë.
Ti pamje magjepse
e një pjese të tokës,
frymëzim i pushuesve kalimtarë
e piktorëve pasionant,
ushqyes i deleve 
e ato tē ujqērve,
vend i rrokullisjes
e i vështirë për ngritje!