KRIJUESIT MËRGIMTARË PREZANTUAN VEPRAT E TYRE

Hazir Mehmet

Atdheu, nga Naim Frashëri!
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Naim Frashëri

Shkruan: Hazir Mehmeti

Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen, Personen, die stehen und Innenbereich
Foto nga faq. Musa Jupolli

Prishtinë, 9 gusht 2021. Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani“ në Prishtinë, u prezantuan veprat krijuesve mërgimtarë të botuara dy vitet e fundit. Në këtë aktivitet kulturor mori pjesë edhe Donika Gervalla, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ishte i pranishëm edhe Sejnur Veshall, Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Musa Jupolli, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve dhe Shkrimtarëve në Mërgatë, përshëndeti të pranishmit mysafir dhe krijuesit nga e shumë vende. Ai mes tjerash tha:  “Krijues të nderuar, RINISË sonë duhet përkushtuar vëmendje më e madhe, Atdheu pa rini është qiell pa diell, është qiell pa yje e pa hënë”!  Që libri të ketë ardhmëri më të mirë, kërkohet kjo rini të ketë kushte më të mira për studime, për kërkime shkencore, për leximin e veprave tuaja!”

Donika Gërvalla, përshëndeti mërgimtarët duke u dëshiruar qëndrim të rehatshëm në vendlindje. Ajo foli me fjalë falënderuese për mërgatën duke e krahasuar forcën dhe rëndësinë e saj për Atdheun me Diellin për jetën dhe Tokën. Ajo uroi krijuesit duke u shprehur se ndjehet e të njëjtit rreth dhe shqetësim me mërgimtarët, pasi gjithë jeta e saj është jetë e tillë.
Prezantimin e drejtoi paneli i përberë nga Mentor Thaqi, Gani Bytyqi, Migena Arllati dhe Hazir Mehmeti.

Veprat e tyre i prezantuan: Fran Tanushi, Muharrem Blakaj, Sead Ramadani, Musa Jupolli, Florim Zeqa, Murat Ajvazi, Sherife Thaqi, Shpresa Gashi Zurnoci, Mentor Thaqi, Lumni Nimani, Gjin Morina, Anton Berisha, Miradije Maliqi. Angjelina Marku, Hazir Mehmeti etj. Shkurtas rreth veprave folën recensent e redaktor, mes tyre: Prend Buzhala, Migena Arllati, Bedri Tahiri, Demir Reshiti etj.   Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri Hazir Mehmeti, uroi krijuesit në emër të lidhjes duke folur shkurtimisht mbi historikun dhjetëvjeçar, si njëra nga shoqatat mirë të organizuara në Austri dhe raportet e saja me shoqatat vendore, veçan me P.E.N-Klubin Austriak, falë angazhimit të kryesisë dhe drejtuesve të saj që nga themelimi Besim Xhelili e Anton Marku.

Që nga themelimi i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) para tetë vjetëve, aktivitetet e ndryshme letrare ishin bërë tradicionale në pushimet e verës. Ky aktivitet deri në pandemi u mbështet nga Ministria e Diasporës duke i dhënë dimensione të reja   -hapësinore krijuesve mërgimtarë.  Këtë vit  LKSHM  e vazhdoi aktivitetin e saj të ndërprerë nga rrethanat pandemie. Mentor Thaqi në emër të LKSHM prezantoi para të pranishmëve  dy vepra shënjuese,  ORA POETIKE – Paris 2020 dhe veprën NAIM FRASHËRI, kushtuar 120 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Naim Frashëri- Paris 2021. Takimin e pasuruan me praninë e tyre shumë veprimtarë, mes tyre Hafiz Gagica, përfaqësuesit e Prointegra nga Zvicëra, Skënder Hajdari e Osman Osmani.

Pas dite në ambientin e bukur etnografik fshatar, u mbajt leximi letrar konkurrues i përcjell me kitarë ku morën pjesë nëntëmbëdhjetë poet e shkrimtarë.  Juria prej tre anëtarëve: Angjelina Marku, Bedri Tahiri dhe Prend Buzhala, nuk e pati të lehtë. Në emër të saj, Prend Buzhala, lexoi emrat e fituesve.   Çmimi I: Nora Lokaj; Çmimi II: Gani Bytyçi dhe Çmimi III: Ilaz Hysaj, Demir Reshiti dhe Hasije Lusha.
Kukaj, një ambient arti çlodhës, ndërtuar me shije nga vëllezërit Fadil Hysaj, Ilaz Hysaj dhe rrethi i tyre, la shije të pa harruar tek mërgimtarët krijues. Ata veç tjerash kishin organizuar mundësinë e darkës për pjesëmarrësit. Lidhja… i falënderon me respekt për mbështetjen e tyre.

Lidhja ndau mirënjohje krijuesve të dalluar me veprat e tyre në dy vitet e fundit dhe medaljone artistike nga argjendi të punuara enkas artisti i njohur Sokol Ahmetaj, i cili ishte edhe donator. Për veprimtari të gjatë në gazetari, veprimtari organizative, në art, kulturë dhe histori dhe autor veprash, Rexhep Rifatit iu nda medaljoni “Dielli Dardan”.  Musa Jupollit, për veprimtari letrare, artistike e organizative në Paris dhe Rita Adem Saliu, për veprimtari të gjatë në shërbim të artit dhe çështjes kombëtare. Medaljonet i ndanë në emër të organizatorit nga Hafiz Gagica, Sokol Ahmetaj

Musa Jupolli, Kryetar dhe kryesia e  LKSHM, ka bërë një punë të mirë në organizimin e Lidhjes … dhe afirmimin e krijimtarisë letrare shqiptare në mërgatë. Që nga themelimi i saj janë realizuar shumë takime letrare, janë botuar vepra të shumta nga anëtarët e saj. Degët e Lidhjes shtrihen në shumë vende.  Bashkëpunimi me shoqatat simotra në vendet ku krijuesit letrar jetojnë, ka vlera të mëdha në afrimin e krijuesve, njohjen me rrjedhat aktuale në fushën e krijimtarisë, afirmimin e krijimtarisë letrare shqipe nga autorë të shumtë të diasporës.
Përkthimet e veprave nga përkthyesit në diasporë, janë me vlerë të madhe në afirmimin e kulturës, artit dhe historisë kombëtare.   LKSHM falënderon drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe veçanërisht sekretarin e saj Z. Izet Abdyli, për mbështetje të aktivitetit.