Shkruan Mustafë Krasniqi
Dje, më 27 korrik 2021, një grupi mësimdhënës nga diaspora, të mësimit plotësues në gjuhën shqipe u takuan, me ftesën e MPJD, me Ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe me zëvendësministren e MPJD-së znj. Liza Gashi.
Mësimdhënës-it/et e diasporës, në takimin që u mbajt në Sallën e konferencave të MPJD, i përshëndeti ministrja Gërvalla, ku ndër të tjera tha: “Qëllimi i këtij takimi është që të njoftohemi dhe të bisedojmë për problemet, kërkesat dhe nevojat që kanë mësimdhënësit e mërgatës, me qëllim që të ndërtojmë ura të komunikimit dhe më pas të merremi konkretisht me nevojat e domosdoshme, që janë në interes të shkollës shqipe”.
Ministrja Arbërie Nagavci u ndal tek çështja e bashkëpunimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Arsimit me atë të Diasporës, që ky bashkëpunim të jetë koordinues, në të mirën e mësimit plotësues në gjuhës shqipe në diasporë. Ngagavci shtoi se jemi në bashkëpunim me Shqipërinë, së bashku për t’i plotësuar nevojat e mërgatës shqiptar rreth çështjes së arsimit ku dhe është duke punuar në këtë drejtim, për hartimin e teksteve të përbashkëta. Ndërsa Zëvendësministrja Gashi, ndër të tjera theksoi se mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë ka nevojë për përmirësim dhe institucionalizim.
Mësimdhënësit nga shtetet e ndryshme: Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Greqi, Suedi shprehen shqetësimet e tyre rreth jo angazhimit sa duhet të ministrive përkatëse, të dy shteteve shqiptare deri më tani. Po ashtu u dha vërejtja rreth institucionalizimit, që dy shtete duhet ta përkrahin unifikimin e diasporës, për shkollën shqipe, se pa këtë bashkëpunim dhe institucionalizim nuk do të kemi suksese dhe ky numër që kemi mund edhe të bije, ishte njëra nga vërejtjet e mësimdhënësve. Vërejtje kishte edhe për TV, të cilat nuk janë aq sa duhet, apo fare hiq në interes të shkollës shqipe në diasporë, ku për ndonjë program, të aktiviteteve të shkollës shqipe është dashur t’i paguajmë. Rreth kësaj pike Gashi tha: RTK-ja e ka obligim ligjor, që 9% të jap emision për Diasporën Shqiptare, kështu që nuk keni nevojë të paguani.
Takimi u përmbyll me premtimin se do të punojmë në interes të shkollës shqipe dhe për të gjitha vërejtjet, kërkesat, që i keni ju mësimdhënësit na i dërgoni në adresat përkatës të ministrive, thanë ministret: Nagavci, Gërvalla dhe zëvendësministrja Gashi.