Uraebashkuar
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe njofton bashkëkombësit në Ingolstadt se, të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj pike shkollore në këtë qytet me rrethinë janë bërë. Dhe, mësimi do të fillon më 22 shtator 2022, të premteve prej orës 14:00 deri në 15:30, në Shkollën:
Grundschule an der Pestalozzistraße
Pestalozzistraße 1, 85055 Ingolstadt.
Të gjithë ata bashkëkombës që deri më tani nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre për të vijuar mësimin në gjuhën shqipe, tashmë e kanë këtë mundësi ta bëjnë tani dhe për këtë mos hezitoni, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, që ata ta ruajnë dhe të ndihen krenar me gjuhën amtare.
Po ashtu LAPSh-i për këtë pikë shkollore kërkon një mësimdhënës/e, që ka interes dhe i plotëson kriteret për mësimdhënie.
Për të aplikuar për mësimdhënie duhen këto dokumentat:
- Diploma
- Jetëshkrimi (biografia) dhe
- Të gjitha aktivitetet profesionale, që keni i sjellni (të gjitha të jenë kopje).
Afati i dërgimit të dokumenteve është deri më 12 shtator dhe, kërkesën tuaj ta parashtroni te Këshilli i Arsimtarëve të LAPSh-it, në emailin: info@lapsh-bavari.de (dokumentet mundni t’i skanoni dhe t’i dërgoni në emailn e lartshënuar).
Me respekt Koordinatori i LAPSH-it
Mustafë Krasniqi