Lidhja e Historianëve Shqiptarë

Keine Fotobeschreibung verfügbar.

Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër, gjatë vitit 2022 do të realizojë disa projekte shkencore, historike, shqiptare dhe europiane.

Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë të Lidhjes së Historianëve Shqiptarë, në Botë me seli në Zvicër!
Duke ju uruar edhe njëherë një vit të mbarë e me suksese për juve dhe familjet tuaja, ju përcjellim një përshkrim të shkurtër për atë çfarë kemi realizuar deri më tani, dhe priteshmeritë tona për këtë vit që po nisim.
Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër, gjatë vitit 2022 do të realizojë disa projekte shkencore, historike, shqiptare dhe europiane.
Lidhja e Historianëve Shqiptarë edhe përkundër rrethanave që krijoji situata pandemike në mbarë botën, asnjëherë nuk e ka ndalur botimin e studimeve, ndërsa u pamundësua organizimi i konferencave shkencore, të parashikuara më herët. Me shpresën që vitin në të cilin kemi hyrë, situata pandemike do të krijojë mundësi të reja, dhe në do të organizohemi edhe më shumë në realizimin e objektivave që i kemi vendosur vetes.
Gjatë vitit 2021 arritëm të botojmë dy numra të revistës Gjurmë Historike, dhe këto libra:
Studime nga Nusha Zhuba (Hida) Mario Guarnacci, Origjinë italike apo janë kujtime dhe histori etruske, libri i parë, vëllimi i parë dhe libri i dytë i tretë dhe i katërt të vëllimit të parë, botuar në Baden CH,2021 nen konsultën e Prof.Mr.Sc. Murat Ajvazi,
-Skanderbeg in Swiss Historiography(në gjuhen angleze). Baden, CH, 2021, Scanderbeg Dans L‘ Historiographie (në gjuhen frënge),Baden,CH,2021.
Për realizimin e “Gjurmë Historike nr.1.Prishtinë 2020” falënderojmë bashkëpunëtorët tanë:
Aleksandër Ndoja, Shqipëri,
Gjon Keka, Austri,
Fatbardha Demi, Rumani,
Dr.Phd. Safet Hasani, Kosovë,
Mr. Sc. Argjira Ukimeri, Kosovë,
Prof.Mr.Sc. Murat Ajvazi, Zvicër,
Mark Palnikaj Shqipëri,
Mr.Sc. Majlinda Shaqiri, Kosovë,
Nikolin Kurti, Shqipëri,
Kristina Maksuti, Rumani,
Dan Ibrahimi, Kosovë,
Dr. Rovena Vata, Shqipëri,
Salih Salihu, Serbi,
Dr. Nikolle Loka, Shqipëri,
Prof.Dr. Hivzo Golosh, Serbi,
Xhemajl Gërbeshi, Kosovë,
Gjergj Prenkoçaj, Zvicër,
Argjend Hajrullahu, Kosovë,
Hajrullah Hajdari, Mali i Zi,
Emrije Krosi, Shqipëri.
Ndërsa për realizimin e numrit të dytë të “Gjurmë Historike nr.2.Baden. 2021”. falenderojmë autorët e këtij numri:
Prof.Mr.Sc. Murat Ajvazi, Zvicër,
Gjon Keka, Austri,
Fatbardha Demi, Rumani,
Ilija Stavri Karanxha, Itali,
Mr.Sc. Argjira Ukimeri, Kosovë,
Dr. Rovena Vata, Shqipëri,
Emrije Krosi, Shqipëri,
Dr.Nusha Zhuba (Hida), Itali,
Lin Kiku, Shqipëri,
Kastriot Veselaj, Kosovë,
Dr. Nikollë Loka,Shqipëri,
Loreta Schillock, Gjermani,
Behram Hoti, Kosovë,
Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi, Maqedonia e Veriut,
Prof. ASS.Safet Krasniqi, Kosovë,
Albana Raci Murati,Kosovë,
Llesh Ndoj, Shqipëri,
Aleksandër Ndoja, Shqipëri.
Kjo revistë ka rubrikën studime, kritika dhe recensione. Kjo revistë është e regjistruar ne Bibliotekën Kombëtare të Zvicrës me numrin, ISSN:2673-7906.
Të gjitha publikimet e Lidhjes së Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër, janë në stendat e shumë prej bibliotekave të mirënjohura europiane.
Për vitin 2022 revista do të vijojë me numrat në vazhdim dhe disa studime shkencore.
Në këtë vit do të organizohen dy konferenca shkencore, në Shqipëri dhe Zvicër.
-KRYESIA-