Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”

Pikniku përmbyllës i vitit akademik 2021-2022 për shkollën shqipe “Children of the Eagle” këtë vit ishte mjaft i veçantë. Ai u zhvillua në partneritet me organizatën Albanian American Women organization “Motrat Qiriazi” ku ishin të pranishëm nxënës, mësues dhe mjaft miq të shkollës shqipe “Children of the Eagle” si kandidati për Kongresin Amerikan, aktualisht Legislator (Ligjvënës) në Westchester County, Legislator David Tubiolo, Presidente e Organizatës Motrat Qiriazi, Avokate Beti Beno, anētarë të kryesisë së Organizatës Dy Gjuhësore e Kulturore, etj.
Takimin e çeli drejtuesja e organizatës “Albanian American Dual Language & Culture “Znj. Drita Gjongecaj e cila falenderoi mësuesit, prindërit dhe nxënësit për pjesëmarrjen në këtë veprimtari si dhe në ndjekjen e programit mësimor të gjuhês dhe kulturës shqiptare që kjo shkollë ofron për të interesuarit. Ajo nderoi me mirënjohje mësuesen veterane Mirjana Lukic për aktivitetin e saj si mësuese dhe trajnere e ekipit mësimor që çeli dyert e mësimit shqip në Bronx, Yonkers dhe Westchester.
Nuk mungoi fjala përshëndetëse e drejtueses së AAWO “ Motrat Qiriazi” e cila iu drejtua pjesmarrësve me fjalë falenderuese dhe mirnjohje të veçantë që i bashkohen shkollave shqipe duke trashëguar kêshtu gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të larmishme.
Mjaft emocionuese dhe motivuese ishte fjala e mësuese Mirjana Lukic e cila edhe pse rreth 50 -vite në Amerikë e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe motivon brezat e lindur dhe rritur këtu që ta ruajnë e trashëgojnë gjuhën tonë të bukur shqipe.
Mësuese Mirjana me karrierë profesionale jo vetëm në shkollat publike të New York por edhe si pedagoge në degën e Mësuesisë në Mercy College dhe Touro College iu shtua grupit mësimdhënēs duke i dhënë një dinamikë profesionale atij.
Fëmijët iu gëzuan për disa orë tingujve të muzikës shqiptare, lojrave kreative, ushqimeve tradicionale shqiptare dhe mjaft argëtimeve të tjera.
Drejtuesja Drita Gjongecaj na rrëfen se ky vit shkollor pati ndër të tjera, këto risi:
Për herē të parë dhe me pjesëmarrje të gjerë u çel programi i gjuhës shqipe në Yorktown, NY.
Nxënës të rinj i janë bashkuar programit edhe nga Manhattan dhe Eastchester.
Edhe sfidat nuk kanë munguar kētë vit, si p.sh.Edisa limitacione nga situata post pandemike, shpërndarja gjeografike, orari i kufizuar, etj.
Shkolla shqipe Children of the Eagle dhe AADL& C zhvillon tashmë në mënyrë sistematike seminare kualifikuese për mësuesit e gjuhës shqipe në Amerikë, Europë dhe më gjerë. Një pjesë e mirë e veprimtarisë së saj gjendet në botimin me titull “ Perspektivat e mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat e Diasporës (nga portali “Gazeta Diaspora Shqiptare”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *