Shkolla Shqipe “Alba Life” në Nju Jork

Duke u përgatitur për Festen e Flamurit

Dje u zhvillua një takim (virtual) me stafin e mësueseve dhe anëtarëve të cilët janë në detyrën e shenjët të shkollës shqipe, nga gjithë shtetet e Amerikës. Në këtë takim (virtual) u diskutua për punën, aktivitetet e bërë gjatë nëntë javëve të kaluara për mësimin e gjuhës shqipe në Online, për vitin shkollor akademik 2020-2021. Sipas vlerësimeve të të pranishmëve ishte shpresuese, ngaqë pjesëmarrja e nxënësve vije duke u shtuar ditë e më tepër me nxënës të rinj.

Ky interesim, kohëve të fundit po jep shpresa edhe në Kanada, ngaqë numri i nxënësve dhe interesi i tyre për mësimin plotësues në gjuhën shqipe është në rritje, gjë që dhe ka ngjallë shpresat tek bashkëkombësit mërgimtarë-shqiptarë, se duke e kuptua dhe mësuar gjuha e tyre mëmë, ruajnë identitetin, kulturën, historinë kombëtare, gjithsesi ndihën më të fuqishëm dhe më krenar përball ruajtjes së gjuhës!

Po ashtu gjate këtyre dy muaj e gjysmë të procesit mësimor në Online është ngritur cilësia e mësimdhënies, si në aspektin e mësimdhënies dhe të përdorimit teknik në Google Meet, nga mësuesit e shkollës sonë, që është zhvilluar pa probleme, tha Qemail Zylo.

Në këtë takim u diskutua edhe për vështirësitë që po i shkakton pandemia, Covid 19-të, në tërë globin botëror, konkretisht edhe te komuniteti ynë, gjë që këtë vit po na i vështirëson kushtet për ta festuar me sukses Ditën e Flamurit, festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Të gjithë mësuesit dhanë propozime konkrete, të cilët dhe u zotuan se do ta intensifikojnë punën e tyre për të pasur sukses në përgatitjen e këtij manifestimi, nagqë Shkolla Shqipe “Alba Life” Ditën e Flamurit e feston tradicionalisht për 14 vjet radhazi.

Kujtojmë se vitin e shkuar, Shkolla Shqipe “Alba Life” ishte e përzgjedhur nga Bashkia e Nju Jorkut që të jepte një koncert artistik me këngë e valle, të organizuar dhe drejtuar nga z. Mark Gjonaj, shiptaro-amerikanit të parë që është zgjedhur ne këtë detyrë.

Këtë vit programi i festimit, për Ditën e Flamurit, do të jetë më simbolik dhe me i vështirë teknikisht, pasi do të realizohet në Online. Mirëpo, ne, mësimdhënësit së bashku vendosëm që këtë ditë të shenjtë kombëtare, Ditën e Flamurit, ta festojmë krahas programit të rregullt të mësimit shqip, duke zhvilluar tema për festën e Pavarësisë së Shqipërisë për t’ju shpjeguar nxënësve, sidomos atyre që janë të rinj, për rëndësinë e kësaj feste të madhe që na bënë të ndihemi shumë krenar që jemi Shqiptar.

Po ashtu në ketë takim u dhanë edhe sqarime të hollësishme për përdorimin e platformës Schoolme, si një ndihmë konkrete në mësimdhënien e gjuhës shqipe në Online dhe për përgatitjen e dokumenteve përkatëse për aplikimin e tyre, për t’u regjistruar në data bazë të mësueseve të gjuhës shqipe për Diasporën, sipas udhëzimeve përkatëse që ka dërguar QBD-a.

Redaksia