
Përmbledhje poezish nga Bahri Shyti
HIPERBOLA DHE REALJA
Hiperbolë ne shkrime
Hiperbolë ne mendime
Sa e vobektë që është
Thënia me paragjykime
Ndjenjën që e shpreh
Me një filozofi
Atë që ti e thua
Vështirë ta kuptojë njeri
Sado që vlerësohej
Ajo e humbë kuptimin
I neveritë të tjerët
Mbetesh pa qëndrimin
Kohës s’i bën ballë
Reketësh gur mbi gurë
Mendimi që do të zhduket
Thua se s’ka qenë kurrë
Por realja është ndryshe
Ajo gjithmonë do të qëndrojë
Ajo kurrë nuk vdes
Dhe e vetmuar do të jetojnë
SI YLL QË SHNDRIT
Sa janë te bukur yjet
Të ditës dhe të natës
Por ndër ta më i bukuri
Ylli i mërgatës
Ai i dhëndrrit si nuse
Si ari ne Diell
Tek te gjithë njerëzit
Vetëm paqe mbjell
Sa është realist
E shumë e vërtetetë
Është simbol urtësie
Askund s’mund ta gjesh
Kur rri me t tjerët
Dhe dëgjon mendime
Se cili deklaron
Se ky shpëtoi jetën time
TRE VARRE
Tre varre përplot
Ne i mbushem me gjak
Për Kosovën time
Po më duken pak
Ti në fushëbetejë
Çdo herë në arsyetim
Ne në ballë të frontit
E Ti në arrati
As një plumb në luftë
Fare s’e ke shkrepur
Më rrije shumë afër
Sa s’më hyje ne xhep
Deri më tani në tre varre
mbushem gjak
Ne mbuluar me dhe
E ti i fjetur në shtrat
Këtu ishte fshehur trathtia
Kurdisur shumë gjatë
Varri i dëshmorit
Është më mirë se në pallat
Rrezet e lirisë
Prapë vijnë nga dëshmori
Flakadan i ndezur
Gjithmonë i rri pranë varri
Tre varre kaluam
I kaloja edhe dhjetë
Vetëm Kosova ime
Të jetojë e qetë.
SA I BUKUR
O Flamuri kuq e zi
Je me i bukuri i kësaj bote
Shih shqiponja sa bukur të rri
Po i bën roje kësaj toke
Lart në qiell kur valëvitesh
Toka ta ka lakmi
Sa e bukur hija e jote
Sa kama forcë me ty kur rri
Jetën, për ty kanë dhënë
Burra, djem e vasha sorkadhe
Nëpër burgje kanë qëndruar
Ti krenar në qiell me valua.
Sot qesh zemra e çdo shqiptari
Me këngë, vargje e poezi
Të këndojmë o flamuri kuq e zi
Me ty mburremi se jemi shqiptarë
Gjaku i trimave kurrë pa u tha
Me zemër të duan
Edhe në varre pa ty nuk du me ra!
NË ERRËSIRË
Në terrin e natës eci si i mpirë
Ku i ndjej ofshamat thellë e më thellë
Po dëgjoj ujqit si shkojnë ulërimë
Ende nata e brishtë e drita s’po del
Edhe yjet ndriçues sikur kanë rënë në gjumë
E përqafuan errësirën sikur mëninë time
Edhe koka shumë çka po më bluan
Ky terr nuk ka sy, por ka vetëm dëgjim
Natë e errësuar, që shumë çka të sjell përballë
Dhe pas shpine të sjell gjelat te vërtetë
Të maskuar nga brendësi një gace të hirit
Dhe dalë-ngadalë fillon ty pre te djegë
Në gjysmën e shekullit e takuam edhe vetë
As edhe njëherë, s’po e shoh atë dritë
Kjo natë e errësuar si një horizont miniere
Ka filluar prapë për ta ngjallur të njëjtën frikë
Ulurimë ujqish vijnë ngadalë
Ariu i tërbuar ka nise të zë vend
Kjo errësirë e grisur qoftë e mallkuar
Në vendlindjen time shumë kë po e çmend
Ku mbetën ata yje që dikur shëndrisnin
Flakadan i mbushur që ndriçon të tjerët
Vallë sa kohë na duhet prapë t’i kemi
Errësirën ta bëjmë si dritën në verë