Takimi i Kryesisë së LAPSH-it në Bavari rreth organizimit të shkollës shqipe për vitin 2021/22

Shkruan: Mustafë Krasniqi– Dje, më 30.05.2021, kryesia e LAPSH-it mbajti takimin e radhës, që u fokusuan në disa  tema të rëndësishme, si: raporti përmbyllës për vitin 2020, rreth dëftesave të nxënësve, anëtarësimin, shkresa për t’ju drejtuar QBD-së, për sensibilizimin e shkollës shqipe në Bavari dhe përgatitja për vitin shkollor 2021/22.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan të gjitha pikat sipas renditjes, të cilat ishin përcaktuar për shqyrtim. Po ashtu u morën edhe disa vendime, ndër to ishte miratimi i raportit vjetor, vërtetimi për nxënës, si dhe  përgatitja për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, për vitin 2021/22.

Pika, që u diskutua dhe u trajtua më tepër ishte regjistrimi i nxënësve, nga shtatori i këtij viti, ku dhe u theksua se pritet të regjistrohen një numër i madh i nxënësve dhe të hapen klasë të reja.

Kjo rritje e numrit të nxënësve do të vijë si pasojë e angazhimit të punës së kryesisë të LAPSh-it në bashkëpunim me Këshillat e Prindërve, dhe të prindërve që kanë treguar interes, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Që tani kanë filluar të vijnë formularët e parë të plotësuar në adresën e LAPSH-it, gjë që deri më tani  kanë ardhur mbi  60 sish për regjistrimin e nxënësve.

Falë angazhimit të LAPSH-it, që me përpjekjet 5-vjeçare,  arriti ta fusë gjuhën shqipe në listën e gjuhëve të huaja, të miratuar nga Ministria e Kulturës e Bavarisë, po njëkohësisht edhe punës vullnetare dhe të palodhshme të kryesisë dhe të mësimdhënësve, të cilët janë vu në interes të shkollës shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *