Të gjithë besimtarëve krishterë urime festa e pashkëve!

Nga Mustafë Krasniqi

Të gjithë besimtarëve, të besimit krishterë, të cilët sipas kalendarit liturgjik kremtojnë ditën e Ringjalljes së Jezusit, shqiptarëve kudo që janë, ua urojë festën e Pashkëve! Festën që simbolizon ringjalljen e shpirtit njerëzor, mirësinë, dashurinë për të mirën ndaj së keqes, për shpresën ndaj dëshpërimit dhe për të ngritur forcën e dashurisë, besimin ndaj njërit-tjetrit! Njëkohësisht të kenë respektin dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes veti, për një të ardhme më të mirë e të lumtur, pa dallim ngjyre, feje apo politike. Por, mbi të gjitha t’na drejton arsyeja në ruajtjen e vlerave njerëzore; konkretisht në ruajtjen e gjuhës amtare, që përmes saj ruajmë identitetit, kulturën, traditën kombëtar-shqiptar. Meqë historikisht, fatin shqiptar e ka ndjekur një hije e rëndë, e cila ditë e më tepër ka vërshuar rrugët e botës dhe, me apo padashje po bëhen pjesë e një harrese të dhimbshme të gjuhës shqipe, tek fëmijët mërgimtarë!

Uroj që këto festa ndër shqiptarët të sjellin, përpos paqes, mirësisë, dashurisë edhe vetëdijen kombëtare për ruajtjen e gjuhës shqipe, te fëmijët e bashkëkombëseve mërgimtarë shqiptarë!

Gëzuar festat e të gjitha besimeve!

Gëzuar festën e pashkëve!