VËSHTRIM RRETH LIBRIT PAK FILOZOFI TE SHKRIMTARIT ARBEN KURTESHI

Keine Beschreibung verfügbar.
Ma. Sc. Fatmir Halimi

Nga Ma. Sc. Fatmir Halimi

Shkrimtari Arben Kurteshi deri me tani njihet si poet dhe shkrimtar me librat e tij Tingujt e zemrës dhe romanin e tij të fundit Plisi.
Libri Pak filozofi i autorit Kurteshi është një sprovë e madhe për të edhe në dimensionin e shkencës së filozofisë. Me këtë libër që shumë shpejt do të paraqitet para lexuesve Kurteshi dëshmon se ka njohuri të mjaftueshme edhe në këtë aspekt e sidomos në filozofinë ekonomike të shteteve më të zhvilluara të botës, siç janë Gjermania, Zvicra, Amerika, Japonia e vende të tjera.
Të gjitha këto njohuri dhe informacione për ekonominë i lidhë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Autori duke e analizuar situatën aktuale në Kosovë, ai vjen në disa përfundime për ekonominë tonë, ku me argumente i paraqet ngecjet e moszhillimit ekonomik. Përveç kësaj ai po ashtu me argumente tregon rrugën që duhet ndjekur institucionet tona për zhvillim dhe avancim të vendit duke marr si shembuj konkret vendet e ndryshme, që brenda dy dekadave kanë arrit sukses në zhvillim, siç ishte Gjermania e pasluftës së Dytë Botërore dhe disa vende afrikane.
Përveç temave të filozofisë ekonomike ai trajton edhe tema nga më të ndryshmet, siç janë: tema e atdhedashurisë, “Ku është zanafilla e lirisë?”,  “A mund të ndodhë bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri?”, tema politke, siç është “Qëndrimi ynë”, “Shansi i madh” e shumë të tjera.
E veçanta e librit Pak filozofi është se, secila temë është e shoqëruar me thënie të caktuara, të mendimtarëve të mëdhenj botërorë, si për shembull për temën “Ku është zanafilla e lirisë?”, kemi thëniet që pasojnë: 
Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, më pas të luftojnë, në fund triumfon!
Mahatma Gandhi
Duhet të provosh të pamundurën për të arritur të mundshmen.
Hermann Hesse
Një komb që e mban një sy nga e kaluara është i mençur.
Një komb që i mban dy sytë nga e kaluara është i verbër.
Thënie Irlandeze.

Keine Beschreibung verfügbar.

Autori rregullimin dhe menaxhimin shtetëror e lidhë ngushtë edhe me parimet, doket dhe traditat e një nëne shqiptare, që ajo i përdor për të rritë fëmijën e vet, por edhe për ta mbajtur familjen përgjithësisht të shëndosh përball stuhive të mëdha që mund të has gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit. Të gjitha këto ide dhe mendime autori i paraqet te tema “Nënat”, ku edhe për ketë temë ka disa thënie siç janë;
Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të njohë.
Johan Pestalozzi
Zemra e nënës është si klasa mësimore e fëmijës.
Henry Ward Beecher
Libri Pak filozofi i A. Kurteshit është një libër i veçantë për letërsinë dhe publicistikën tonë sot. Ky libër edhe për nga forma e jashtme është një libër i brishtë, pasi që nuk është në përmasat standarde të librave, por anon më shumë si një libër xhepi që për lexuesit e sotëm është shumë praktik për tu lexuar në çdo rrethanë që ata gjenden.
Autorit i urojmë shumë suksese dhe prurje të reja në letrat shqipe.